Integrimi i Shqipërisë në BE dhe promovimi i të drejtave të njeriut

Më 25 mars 2021 u zhvillua një aktivitet online në platformën Meet lidhur me projektin Zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019-vazhdon) i cili po zbatohet nga Universiteti i New York-ut në Shqiperi në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri mbështetur nga Jean Monnet - Erasmus + programme me qëllim krijimin e një qendre ekselencën. Në event morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ky event u drejtua nga Dr. Denard Veshi, i cili fillimisht bëri një prezantim të shkurtër të projektit, rezultateve dhe objektivave të cilat ofruan dhe një hapësire diskutimi mes përfaqësuesve tëUniversiteteve si: studentë, ekspertë, dhe akademike nga institucionet private dhe publike. Për më tepër, pjesëe prezantimit ishte tema aktuale për Shqipërinë dhe për BE-në – të drejtat e njeriut dhe legjislacioni europian mbi këtë subjekt.

 

 

Partnere e sponsore