Autorët

Lorenc Gordani

Lorenc Gordani, Shef i Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë në Tirana Business University College (TBU), është një ekspert me përvojë në politikat, kornizat ligjore, çështjet rregullatore dhe infrastrukturën energjetike në Shqipëri. Me studime të avancuara në drejtësi dhe politikat publike, duke përfshirë Laurea Magistrale (Università degli Studi di Torino) dhe PhD në të Drejtën Publike (Università degli Studi di Pavia), si dhe arsimim pasuniversitar në disa qendra europiane (p.sh., European College of Parma, Université de Nantes, Leuphana Universität Lüneburg), karriera e tij përfshin mbi 20 vite lektorim akademik, konsulencë strategjike dhe ndërtim kapacitetesh institucionale. Veprimtaria e tij përqendrohet në zbatimin e kornizave ligjore të BE-së në Shqipëri dhe hartimin e politikave publike, me kontribute të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm, një bibliografi të gjerë, analiza në media dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Dr. Joana Kosho

Joana Kosho është profesore e medias dhe komunikimit, studiuese dhe gazetare. Ajo punon si pedagoge dhe kërkuese në disa universitete publike në Shqipëri. Kosho mban titullin “Doktore e Shkencave” në Studime Europiane dhe Integrim Europian. Ka botuar disa libra akademikë si “Gazetaria Televizive” dhe “Studimet mbi Televizionin”, dy monografi dhe një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë në fusha si media, gazetari, gjinia, opinioni publik, diplomacia dhe studimet europiane.

Irena Staka

Irena Staka, ka përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe ciklin e dytë “Master i Shkencave” në të drejtë Penale, me medalje të artë. Gjatë studimeve në programin Master, ka qenë pjesëmarrëse në programin Erasmus+, duke ndjekur një periudhë studimi në Universitetin Saarland, Gjermani. Ndër të tjera, ka marrë pjesë në konferenca të shumta, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, në bashkëpunim me institucione të njohura akademike si Universiteti i Pavias, Universiteti i Madridit etj. Aktualisht, ajo ushtron detyrën e Koordinatorit në Drejtorinë e së Drejtës Penale dhe Civile, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe është e angazhuar si personel akademik me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës dhe studente në programin e Doktoraturës pranë Departamentit të së Drejtës Penale, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Armand Braho

Armand Braho është pedagog, gazetar dhe studiues shqiptar me një eksperiencë të larmishme profesionale në akademi, media dhe shoqëri civile. Aktualisht punon si lektor në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë dhe si gazetar pranë Report TV, ku mbulon çështje rajonale në Pogradec. Më herët ka mbajtur pozicione si Specialist për Projekte Rinore dhe Specialist për Zhvillimin e Turizmit në Bashkinë Pogradec, si dhe ka një eksperiencë të gjatë si moderator, prezantues televiziv dhe kryeredaktor në media të ndryshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Armandi ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Drejtësi pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku ka kontribuar gjithashtu si Kryeredaktor i revistës studentore “International Student” dhe si koordinator për aktivitetet studentore. Interesat e tij akademike fokusohen në reformën në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe integrimin europian. Ai ka prezantuar në shumë konferenca ndërkombëtare mbi tema që variojnë nga reformat gjyqësore dhe trafikimi i qenieve njerëzore, te krimi mjedisor dhe harmonizimi i legjislacionit me atë të BE-së. Armandi është Nënkryetar i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Shqipëri dhe është vlerësuar me disa çmime për oratori, gazetari dhe kontributin e tij në nisma qytetare. Flet rrjedhshëm anglisht dhe është i aftë në prodhimin multimedial dhe kërkimin juridik, ndërsa mbetet i angazhuar në fuqizimin e të rinjve si trajner në etikën mediatike, komunikim dhe aktivizëm qytetar në të gjithë Shqipërinë.

 

 

Partnere e sponsore