Numrat e Revistës

ISSN 2523-1774 (Online. Albanian ed.)

2018 Prill - NUMRI 6 - Shqip (PDF)

Numri gjashtë i Revistës Juridike Shqiptare sjell katër artikuj të rinj të cilët trajtonë disa tema me interes të lartë në secilën nga Shtyllat e RJSh-së. Shtylla I: Legjislacioni Shqiptar – trajton sërish financimin e partive politike dhe subjekteve elektorale, i cili analizon edhe zhvillimet e fundit ligjore në këtë fushë. Shtylla II: Çështje Praktike administrative – trajton një temë e cila përbën risi në fushën e shoqërive tregtare: praktikën dhe mundësinë e re të bashkimit ndërkufitar të shoqërive tregtare. Shtylla III: të Drejtat e Njeriut – trajton temën e të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve. Kjo temë e cila rregullohet nga konventa ndërkombëtare, organizata ndërkombëtare të tilla si Këshilli i Europës dhe vetë Bashkimi Evropian është drejpëdrejtë e lidhur me të drejtat e njeriut duke qënë se përbën një vlerë thelbësore dhe një qëllim që duhet të përmbushet. Shtylla IV: Bashkimi Europian dhe Integrimi – trajton një temë e cila zë vend kryesor në agjendën politike të Shqipërisë. Atë të procesit të integrimit Europian të Shqipërisë ku analizohet  situata aktuale e Shqipërisë në lidhje me antarësimin në BE dhe arritjet e deritanishme dhe sfidat e ardhshme. - Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja

2018 Janar - NUMRI 5 - Shqip (PDF) 

Katër artikujt e RJSH për secilën shtyllë janë: Legjislacioni Shqiptar– trajton aktivitetin financiar të partive politike dhe subjekteve elektorale në Shqipëri dhe synon të hedhë dritë mbi legjislacionin shqiptar dhe mekanizmat zbatuese në lidhje me aktivitetin financiar të partive politike. Ai paraqet një përmbledhje të zhvillimit të legjislacionit për këtë çështje dhe identifikon mangësitë ligjore dhe institucionale; Çështje praktike administrative – trajton një procedurë gjyqësore të rëndësishme, atë të kompesimit civil të veprave penale në Shqipëri. Artikulli analizon si zbatohet kjo praktikë në Shqipëri, si në aspektin e dispozitave ligjore ashtu edhe në atë të praktikës gjyqësore.; Të drejtat e njeriut –fokusohet te një çështje të rëndësishme edhe në botë, atë të diskriminimit gjinor në vendin e punës. Në Shqipëri kjo temë nuk është as objekt debati dhe aq më pak objekt rregullimi. Prandaj artikulli është shumë interesant sepse analizon legjislacionin shqiptar për këtë çështje duke përdorur si referencë standarded më të zhvilluara të BE-së; Bashkimi Europian dhe Integrimi – trajton një moment të rëndësishëm historik të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen e Bashkimit Evropian i cili dëshmon rëndësinë e tij politike dhe normative në këtë rajon - shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë dhe rolin e BE-së në këtë çështje të nxehtë. Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja

2017 Nëntor - NUMRI 4 - Shqip (PDF)

Katër artikujt e përzgjedhur për Numrin katër trajtojnë tema sa interesante aq dhe me rëndësi, si: e drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në legjislacionin shqiptar; çështja e pronave ku analizohet këtë herë një problematikë tjetër ajo e efektit të regjistrimit të transferimit të pasurive të paluajtshme mbi titullin e pronësisë të vetë pasurisë; çfarë është ‘efekti frenues’ dhe si ndikon ai në kufizimin e lirisë së shprehjes si një nga të drejtat e njeriut; dhe në shtyllën e fundit, analizohet një nga çështjet më të debatuara së fundmi: blerja e kompanisë Whatsapp nga Facebook, dhe si ky veprim u gjobit nga ana e BE-së për shkak të shkeljes së Rregullores Europiane të Bashkimit të Kompanive. - Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja

2017 Shtator - NUMRI 3 - Shqip (PDF)

Numri i tretë  i Revistës Juridike Shqiptare sjell katër artikuj me ndjeshmëri dhe interes të lartë në fushat e legjislacionit shqiptar, procedurat gjyqësore civile, të drejtat e njeriut dhe politikat e Bashkimit Europian. Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja

2017 Maj - NUMRI 2 - Shqip (PDF)

Numri i dytë i Revistës Juridike Shqiptare sjell katër artikuj interesantë të cilët trajtojnë çështje të rëndësishme të legjislacionit, politikave publike, instrumenteve të biznesit dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. - Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja
 

2017 Shkurt - NUMRI 1 - Shqip (PDF)

Numri i parë i Revistës Juridike Shqiptare përket me një periudhë ndryshimesh të rëndësishme si në arenën ndërkombëtare ashtu dhe në Shqipëri. Numri i parë i RJSH-së do të trajtojë disa nga këto ndryshime të rëndësishme që po ndodhin aktualisht në Shqipëri dhe ato që prekin fushën Europiane ku Shqipëria synon të marrë pjesë si shtet anëtar. - Av. Holta Ymeri - Kryeredaktorja

Partnere e sponsore