Bashkimi Europian dhe Integrimi

Artikuj me fokus integrimin Europian të Shqipërisë dhe aspekte të veçanta të tij. Kjo pjese e RJSH do të trajtoj gjithashtu edhe zhvillimet e fundit në BE të cilat janë me interes për Shqipërinë për impaktin që mund të kenë në procesin e integrimit europian të saj (gjatë negociatave) si dhe në të ardhmen, kur Shqipëria të jetë bërë anëtare e BE-së.

Vala" e Ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE: Rasti i Shqipërisë

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Pjesa më e madhe e dy viteve të fundit kanë kontribuar dukshëm në rikthimin e "pyetjes Ballkanike" në krye të rendit të ditës të axhendës Europiane. Rruga drejt konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) – përfshirë këtu Shqipërinë – me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) është ngarkuar vazhdimisht me vështirësi të shumta.

Artikulli i plotë: 

Roli Normativ i Bashkimit Europian në Shpërbërjen e ish-Jugosllavisë

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Komuniteti/Bashkimi Europian ishte një faktor i rëndësishëm në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, megjithëse ky pohim ka shkaktuar shumë kritika dhe debate. Ky shkrim përpiqet të rivlerësojë këtë rol sipas pikëpamjes aktuale, pas pothuajse një çerek shekulli që nga nisja e konfliktit.

Artikulli i plotë: 

Rasti i Facebook-ut dhe zhvillimet e fundit të legjislacionit Europian mbi shkeljet e procedurave të bashkimit/përqendrimit të shoqërive

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Më 18 Maj 2017 Komisioni Europian shqyrtoi rastin e Facebook-ut (FB) në kuadër të shkeljes së rregullave procedurale të bashkimit të shoqërive të përcaktuara nga Rregullorja Europiane e Bashkimit të Shoqërive (ECMR) në lidhje me dhënien e informacioneve të pasakta ose mashtruese.

Artikulli i plotë: 

E ardhmja e politikave monetare europiane

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Europa e Bashkuar filloi një epokë të re me traktatin e Mastrihtit, pasi ky i fundit shënon triumfin e një sërë arritjesh si në lëmin ekonomik dhe atë politik. Krijimi i tregut monetar  dhe përgatitja për hedhjen në qarkullim të monedhës së përbashkët shënoi kulmin e integrimit ekonomik dhe përsosjen e tregut të vetëm.

Artikulli i plotë: 

Përparimi i Shqipërisë në Sundimin e Ligjit, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut – Një krahasim i Instrumenteve të Monitorimit të BE-së dhe Këshillit të Europës

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton progresin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Së dyti, në këtë artikull do të shqyrtohen kriteret e Kopenhagenit që duhet të përmbushen nga vendet kandidate, për sa i përket kërkesave  lidhen me çështje të tilla si gjendja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, përmbushja e të cilave kërkohet nga institucionet e BE-së në mënyrë që shtetet të anëtarësohen në BE.

Artikulli i plotë: 

Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave si mundësia e fundit për të mbrojtur Zonën Shengen

Co-Authors: 
Nirvana Deliu
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull analizon politikën e vizave në zonën Shengen duke u fokusuar në Rregulloren e Këshillit Europian 539/2001 i cili ndan në dy kategori, vendet e treta në rastet kur qytetarët e tyre hyjnë apo kalojnë në zonën Shengen. Kështu vendet listohen, në ato vende shtetasit e të cilëve duhet të jenë në posedim të vizave dhe ato vende, qytetarët e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë.

Artikulli i plotë: 
Subscribe to RSS - Bashkimi Europian dhe Integrimi

 

 

Partnere e sponsore