Skip to main content

Artikulli

Ndihma Juridike Falas në Perspektivën Ligjore Shqiptare (2026), Av. Adelina...
Mbrojtja nga dhuna seksuale dixhitale: Korniza ligjore e Bashkimit Europian për...
  • Shqip Shqip
  • English English

ISSN 2523-1774

Shtëpia

Main menu

  • Shtyllat
  • Artikujt Kryesorë
  • Autorët
  • Numrat e Revistës
  • Udhëzimet për Autorët
  • Lajme dhe aktivitete

THIRRJE PËR ARTIKUJ 

Dergoni aplikimin tuaj brenda datës 7 shtator 2026 në: info@em-al.org 

 

 

REVISTA JURIDIKE SHQIPTARE

Revista Juridike Shqiptare është një nismë që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit "Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE" me mbështetjen financiare të Bashkimi Europian - IPA CSF 2021 në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Lirinë e Informacionit (CTFI). Gjatë dy viteve të para 2017-2019 të krijimit të RJSH - EMA bashkëpunoi me Institutin e Politikave dhe Ligjit (IPL) dhe Revista Juridike u mbështet nga Ambasada Holandeze në Shqipëri.  Objektivi kryesor i kësaj nisme është krijimi i një Reviste Ligjore, që mungon deri më tani në kuadrin ligjor shqiptar, me qëllim për të sjellë risinë jo vetëm në sajë të temave që ajo adreson, por edhe nga grupet dhe struktura ku fokusohet. Tematika kryesore ku mbështeten artikujt janë: a) Legjislacioni Shqiptar b) Të Drejtat e Njeriut c) Çështjet Praktike dhe Administrative dhe d) Bashkimi Europian dhe Integrimi. Revista synon të arrijë përfshirjen dhe kontributin e grupeve të caktuara që përfshijnë komunitetin klasik legal si gjyqtarët, avokatët, studentët e drejtësisë, kërkuesit dhe akademikët, ashtu edhe përfaqësues e ekspertë të shoqërisë civile, zyrtarë të administratës, politikë-bërës, operatorë biznesi dhe qytetarë të interesuar në çështje të tilla.

Me shume...

Guida e Autorit

Revista Juridike Shqiptare synon të jetë sa më gjithëpërfshirëse. Ndaj nuk ka kërkesa të rrepta për autorët, për aq kohë sa përmbushen kërkesat e cilësisë së Artikujve. Kërkesë minimale për të gjithë autorët është që të zotërojnë të paktën nivelin e parë të diplomës universitare. Më shumë...          

 

Artikuj Kryesorë

  • Ndihma Juridike Falas në Perspektivën Ligjore Shqiptare (2026), Av. Adelina Hoxha

    Artikulli trajton disa drejtime ku duhet të përmirësohet legjislacioni shqiptar që rregullon ofrimin e ndihmës juridike falas, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e pritshme ligjore në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian.

  • Mbrojtja nga dhuna seksuale dixhitale: Korniza ligjore e Bashkimit Europian për imazhet intime pa pëlqim (2026), Joana Qeleshi

    Përhapja e gjerë e teknologjive të komunikimit dixhital ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë e krijimit, shpërndarjes apo kërcënimit për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqimin e subjektit, duke e kthyer këtë fenomen në një formë veçanërisht të dëmshme të dhunës në hapësirën virtuale.

  • Dixhitalizimi i proceseve gjyqësore dhe menaxhimit të të dhënave: ndikimi në rritjen e aksesit në drejtësi (2026), Bora Totolaku

    Në kuadër të shtetit të së drejtës, nëse i referohemi pushtetit gjyqësor, mund të themi se aksesi në drejtësi përbën një nga garancitë më themelore të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit.

  • Ndihma Juridike Falas në Shqipëri: Zhvillimet e pritshme ligjore dhe përafrimi me standardet europiane (2026), Elona Hoxha

    Ndihma juridike falas përbën një nga mekanizmat më të rëndësishëm për garantimin efektiv të aksesit në drejtësi dhe realizimin e parimit të barazisë para ligjit. Në Shqipëri, miratimi i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” shënoi një reformim rrënjësor të sistemit, duke krijuar një model institucional të strukturuar dhe të orientuar drejt kategorive vulnerabël.

  • Politikat kundër Drogave në kuadër të Kapitullit 24 të acquis të BE-së: Ngritja dhe funksionimi i Observatorit Kombëtar të Drogave – Rasti i Shqipërisë (2026), Genard Dylqeshi

    Në kuadër të procesit të integrimit europian, politikat kundër drogës trajtohen në mënyrë të integruar në Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili bën pjesë në grupin e parë të kapitujve negociues (“Themelore”) dhe përbën një nga shtyllat kryesore të forcimit të shtetit të së drejtës dhe standardeve demokratike.

  • Plani i Veprimit i Shengenit dhe krijimi i mekanizmit kombëtar të koordinimit dhe bashkëpunimit për Shengenin: Sfidat institucionale të Shqipërisë në rrugën drejt hapësirës së përbashkët europiane (2026), Sokrati Goro

    Ky artikull shqyrton përgjigjen institucionale të Shqipërisë ndaj kërkesave të acquis-it të Shengenit, e formalizuar në Planin e Veprimit të Shengenit 2026–2030 dhe në strukturën e Koordinatorit Kombëtar të Shengenit, e cila i besohet Ministrisë së Punëve te Brendshme e mbështetur nga një Strukturë Drejtuese.

  • Bashkimi Europian dhe Mbrojtja e Viktimave të Krimit (2026), Arnisa Serani

    Mbrojtja e viktimave të krimit është një nga testet më konkrete të funksionimit të shtetit të së drejtës jo vetëm sepse mat se sa shpejt dhe sa drejt reagon sistemi penal ndaj një ngjarjeje të paligjshme, por sepse tregon se sa seriozisht trajtohet dinjiteti njerëzor, integriteti fizik e psikologjik, si dhe e drejta për t’u dëgjuar dhe për t’u trajtuar me respekt.

  • Ligji i ri për kanabisin — Oportunitetet, Risqet dhe Reflektimet nga Praktikat Europiane (2026), Vilson Blloshmi

    Ky punim analizon zhvillimet ligjore, institucionale dhe diskursin që lidhet me legalizimin dhe rregullimin e kanabisit industrial dhe kanabisit mjekësor në Shqipëri, në kuadr të reformave të sundimit të ligjit dhe përafrimit me acquis e BE-së (Kapitulli 24). Metodologjikisht, studimi mbështetet në dy intervista të thelluara me ekspertë të fushës.

  • Përafrimi me GDPR dhe Sfidat e Zbatimit të Ligjit të Ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri (2026), Haxhire Vezi

    Fusha e mbrojtjes së të dhënave personale ka rëndësi themelore në ditët kur jeta jonë po zhvillohet me ritme të shpejta virtuale. Pagesat, nënshkrimet e kontratave, deklarata, hapja e llogarive të ndryshme dhe shumë të tjera, po ndodhin në kohë reale dhe duke siguruar mbledhjen e një sërë informacionesh dhe të dhënave tona personale.

  • Marrëveshja Itali-Shqipëri: Një paradigmë e re në menaxhimin e migracionit dhe sfidat në garantimin e të drejtave të njeriut (2026), Renis Meta

    Ky artikull shqyrton marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në nëntor 2023 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, e cila synon menaxhimin e migracionit të parregullt drejt Italisë nëpërmjet krijimit të strukturave pritëse në territorin shqiptar, të vendosura nën juridiksionin ekskluziv të shtetit italian.

  • Lëvizja e lirë e personave - me fokus lëvizjen e lirë të avokatëve (2026), Ndriçim Halilaj

    Lëvizja e lirë e punëtorëve, e sanksionuar fillimisht nga Traktati i Romës (1957), ka evoluar progresivisht drejt konceptit më të gjerë të lëvizjes së lirë të personave, duke u shndërruar në një nga gurthemelët e integrimit europian.

  • Strategjitë - Sindroma e Përsëritjes: Pse Strategjia e KLGJ-së rrezikon të kthehet në përsëritje të dështimit të planifikimit, ndërsa rritja e efektivitetit të gjyqësorit është sot emergjencë kombëtare (2026), Av. Dr. Irena Dule

    Reforma në drejtësi, krijoi një krizë funksionale të përshkallëzuar nga vakancat masive të shkaktuara nga procesi i vetingut dhe mungesa e një arkitekture tranzicioni. Kjo ka lënë sistemin me mijëra çështje në pritje për gjykim, me një vonesë që arrin deri në 14.6 vjet.

Shtyllat e Revistës Juridike Shqiptare

  • Legjislacioni Shqiptar

    Artikuj me fokus analizën e ligjeve shqiptare/ aspekteve të caktuara të ligjeve me impakt mbi qytetarët; profesionistët; bizneset; administratën publike; studentët; etj. Analizohet legjislacioni nga fusha të ndryshme: p.sh bujqësia; energjia; ndihma sociale; mjedisi; etj. RJSH...

  • Çështje Praktike & Administrative

    Artikuj me fokus analizën e procedurave administrative apo gjyqësore me të cilat ndeshen qytetarët dhe profesionistët ligjor. Kjo pjesë e RJSH është teknike-juridike por ka edhe si qëllim të japë informacion në lidhje me praktika të ndryshme pranë gjykatave; agjencive...

  • Të Drejtat e Njeriut

    Artikuj që kanë të bëjnë me analizën e legjislacionit apo të praktikave shtetërore të cilat prekin të drejtat e njeriut. Për shkak të rëndësisë së të drejtave të njeriut është vendosur që kjo temë të trajtohet si një Shtyllë e veçantë e RJSH (jo tek Shtylla 1). Vlerë e shtuar...

  • Bashkimi Europian dhe Integrimi

    Artikuj me fokus Integrimin Europian të Shqipërisë dhe aspekte të veçanta të tij. Kjo pjesë e RJSH do të trajtojë gjithashtu edhe zhvillimet e fundit në BE të cilat janë me interes për Shqipërinë për impaktin që mund të kenë në procesin e integrimit europian të saj (gjatë...

Mirësevini tek Revista Juridike Shqiptare

No front page content has been created yet.

 

 

Temat e ditarit

Subjektet e Rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)
Zbatimi i Ligjit 84/2016: "Për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë"
Ecuria e Krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (K.L.Gj)
Ecuria e Krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (K.L.P)
Legjislacioni i ri mbi Organet e Gjyqësorit sipas Reformës në Drejtësi
Analizë mbi Ecurinë e Reformës në Drejtësi
Reforma në Drejtësi

Partnere e sponsore

Rreth nesh

  • Revista Juridike Shqiptare
  • Rreth EMA

Linqe te dobishme

  • Parlamenti
  • Ministria e Drejtësisë
  • Gjykata Kushtetuese
  • Prokurori i Pergjithshëm
  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë

Kontaktet

Adresa:
European Movement Albania
Rr. Milto Tutulani, Nd.1, Ap. 4. (Dora D’Istria)
Tirana 1019 – Albania
Tel: +355 44 104 247
E-mail: info@em-al.org
Web: www.em-al.org

Merr pjesë në komunitet

  • Facebook

Vizitoni faqen e Revistës Juridike Shqiptare në Media Sociale për t'u bërë pjesë e komunitetit tonë dhe për t'u informuar për aktivitetet dhe artikujt e fundit

Te drejta te rezervuara © Revista Juridike Shqiptare  -  ISSN 2523-1774