Aspekte të krijimit dhe të veprimtarisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe roli i Republikës së Shqipërisë - Kejsi Ziu

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2015, është pasqyruar si përpjekja më e fundit në vazhdën e gjykimeve, por duke përfshirë një grup specifik të krimeve të pretenduara të luftës akuzuar se janë kryer nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të dhunshëm në vend. Veprimtaria gjyqësore e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskursit politik shqiptar dhe atij ndërkombëtar kjo kryesisht për shkak të aktakuzave të lëshuara dhe subjekteve nën gjykim aktualisht nga kjo gjykatë ndërkombëtare. Pavarësisht polemikave që rrethojnë origjinën e krijimit dhe veprimtarisë së Gjykatës, synimi kryesor i këtij shkrimi është së pari, të analizojë bazën ligjore të krijimit, mënyrës së organizimit dhe veçorive përkatëse të Dhomave të Specializuara, të analizojë aktakuzat dhe vijimësinë e proceseve të deritanishme gjyqësore ndaj ish-anëtarëve të UÇK-së nën gjykim, si dhe së dyti, të parashtrojë disa opinione të autores mbi rolin që mund të luajë Shqipëria në veprimtarinë vijuese të DHSK-së dhe ZPS-së. Artikulli mbështetet në tre shtylla diskutimi, si më poshtë vijon: I. Origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, baza ligjore, juridiksioni që mbulon, si dhe funksionimi i kësaj gjykate, krahasuar me gjykatat e tjera ndërkombëtare penale; II. Aktakuzat, ecuria dhe afatet kohore të proceseve gjyqësore në shqyrtim;III. Aspekte të rolit të Republikës së Shqipërisë në marrëdhënien Kosovë-DHSK, bashkëpunimi aktual i RSH-së me Gjykatën, si dhe sugjerime mbi rolin e shtetit shqiptar në ekzistencën e Gjykatës në të ardhmen. III. Aspekte të rolit të Republikës së Shqipërisë në marrëdhënien Kosovë-DHSK, bashkëpunimi aktual i RSH-së me Gjykatën, si dhe sugjerime mbi rolin e shtetit shqiptar në ekzistencën e Gjykatës në të ardhmen.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore