Libraria

Revista Juridike Shqiptare vjen me një propozim të ri për autorët dhe lexuesit e saj: krijohet Libraria e ALJ-së. Libraria e ALJ-së u mundëson autorëve dhe lexuesve të ALJ-së, të cilët kanë botuar studime profesionale apo libra në fushën juridike dhe të politikëbërjes, t’i reklamojnë ato në faqen online të ALJ-së, në seksionin e posaçëm Publications/Botime. Ky shërbim i ri do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë reklamimin e botimeve të tyre. Në këtë mënyrë ALJ do të shërbejë jo vetëm si një revistë klasike juridike por edhe si një vitrinë për të reklamuar botimet e kontribuuesve të revistës dhe autorëve të tjerë. Kështu u japim atyre një mundësi të mirë për të reklamuar dhe zgjeruar shikueshmërinë e punës dhe e kthejmë gjithashtu ALJ në një forum bashkëpunimi. Për më shumë detaje për mënyrën dhe formatin e publikimit kontaktoni në: redaksia@lawjournal.al

 

 

Partnere e sponsore