Ndihma Juridike Falas në Shqipëri: Zhvillimet e pritshme ligjore dhe përafrimi me standardet europiane (2026), Elona Hoxha
Ndihma juridike falas përbën një nga mekanizmat më të rëndësishëm për garantimin efektiv të aksesit në drejtësi dhe realizimin e parimit të barazisë para ligjit. Në Shqipëri, miratimi i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” shënoi një reformim rrënjësor të sistemit, duke krijuar një model institucional të strukturuar dhe të orientuar drejt kategorive vulnerabël.





















