Çështje Praktike & Administrative

Artikuj me fokus analizën e procedurave administrative apo gjyqësore me të cilat ndeshen qytetarët dhe profesionistët ligjor. Kjo pjesë e RJSH është teknike-juridike por ka edhe si qëllim të japë informacion në lidhje me praktika të ndryshme pranë gjykatave; agjencive shtetërore; administratës publike etj.

Provat e krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale: Sfidat e Drejtësisë Penale në Epokën Dixhitale (2025), Av. MSc. I. Shehaj, Av. Msc. M. Kullaj

Co-Authors: 
Maend Kullaj
Abstrakti: 

Zhvillimet e teknologjisë vitet e fundit, në veçanti përparimi i inteligjencës artificiale (IA), kanë qenë edhe në vëmendjen e sistemit të drejtësisë penale, ku në disa raste IA i ka shërbyer si akuzës ashtu edhe mbrojtjes. Nga praktika rezulton se IA po përdoret në çështje penale për të krijuar ose mbështetur prova biologjike, elektronike, zanore dhe pamore, por edhe për të verifikuar vërtetësinë e provës.

Artikulli i plotë: 

Konfidencialiteti financiar dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave financiare në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian (2025), Ana Duraku

Abstrakti: 

Në kontekstin e digjitalizimit të shpejtë të administratës publike dhe shërbimeve financiare, mbrojtja e të dhënave personale financiare përbën një sfidë të rëndësishme për shtetet kandidate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky punim shqyrton të drejtën për konfidencialitet financiar si pjesë e të drejtave themelore, me fokus të veçantë te Kapitulli 23 i acquis communautaire.

Artikulli i plotë: 

Rregullimi i institutit të ekstradimit në legjislacionit shqiptar dhe ndikimi i tij në luftën kundër kriminalitetit (2025), Msc. Evanthi Suli

Abstrakti: 

Në kuadër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave vetjake, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 39 të saj ka sanksionuar se asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit dhe ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqësor.

Artikulli i plotë: 

Efektiviteti i aplikimit të veprave penale të abuzimit me buxhetin e shtetit në raport me dëmin që shkaktohet (2024) - Arbesa Kurti

Abstrakti: 

Mirëfunksionimi i shtetit të së drejtës kërkon që paratë publike të përdoren për të mirën e interesit publik, për zhvillimin ekonomik, social, politik, kulturor të vendit. Ndërmarrja e nismave ligjore ndër vite për rregullimin e funksionimit të aparatit shtetëror, ka pasur në fokus edhe mënyrën e mirëmenaxhimit të buxhetit shtetëror nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Artikulli i plotë: 

Aspekte të veprës penale të kontrabandës

Abstrakti: 

Ky shkrim ka si qëllim të analizojnë veprat penale në fushën e doganave dhe elementet e veçantë që secila figurë mbart. Krimet në fushën e  doganave po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë ​​nëpër gjykatat kombëtare dhe evropiane. Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato janë gjithnjë në zhvillim dhe legjislatori duhet të përpiqet të ruajë ritmin e kohës dinamike që po jetojmë.

Artikulli i plotë: 

Bashkimi ndërkufitar i Shoqërive Tregtare

Abstrakti: 

Shoqëritë tregtare në Shqipëri luajnë një rol të rëndësishëm, por burimet tona duke qenë se janë të konsiderueshme  mund të luajnë rol dhe në tregun europian . Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian Shqipëria ka miratuar ligjin për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me qëllim që të përcaktojë hapat dhe procedurat e bashkimit të shoqërive tregtare shqiptare me ato europiane.

Artikulli i plotë: 

Kompensimi Civil i Veprave Penale në Shqipëri

Abstrakti: 

Kur shkaktohet dëm, lindin detyrime dhe përgjegjësi ligjore. Ky është një parim shumë i rëndësishëm i legjislacionit civil që shoqëron veprat penale. Kryerja e veprave penale shkel ligjin, por në të njëjtën kohë, cënon dhe dëmton drejtpërsëdrejti viktimat, të cilat kanë të drejtën e kompensimit civil.

Artikulli i plotë: 

Efekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe nevoja për ndryshime ligjore

Abstrakti: 

Pronësia si një e drejtë themelore e njeriut ka hasur këto njëzet e pesë vite të sistemit të ekonomisë së tregut mjaft vështirësi në mirëadministrimin e saj. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe si pasojë e mosnjohjes së thellë të ligjit nga shumica e shtetasve dhe nga mungesa e një kulture për t’u konsultuar me avokatë apo profesionistët e së drejtës në përgjithësi.

Artikulli i plotë: 

Kompetenca lëndore e gjykatave për vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës

Abstrakti: 

Ky artikull sjell në vëmendje të lexuesve një aspekt specifik të legjislacionit shqiptar në fuqi në fushën e të drejtës së pronësisë.Konkretisht, në këtë artikull është trajtuar roli që luan Agjencia e Trajtimit të Pronës, si organi publik kompetent për trajtimin dhe rregullimin e çështjes së pronave, ndryshimet që ka pësuar ligji për pronën nga viti 1993 e deri më sot, ku theksi i vihet ligjit aktual nr.

Artikulli i plotë: 

Përdorimi i Pronësisë Industriale si Instrument Financimi

Abstrakti: 

Ky artikull trajton të drejtën e përdorimit të pronësisë industriale, e cila përfaqëson një aset të vlefshëm për shoqëritë si burim i aksesit në financim. Në paragrafin e parë jepet një shpjegim i shkurtër i të drejtës së pronësisë industriale, të njohur nga legjislacioni shqiptar dhe të mekanizmit për të përfituar financim nga kjo e drejtë mbi pasuri të paprekshme.

Artikulli i plotë: 

E drejta e ankimit kundër vendimit që refuzon kërkesën për masën e sigurimit të padisë

Abstrakti: 

Ky artikull trajton të drejtën e ankimit kundër vendimit që refuzon masën e sigurimit të padisë në procesin civil. Në paragrafin e parë përshkruhet kuptimi i masës së sigurimit të padisë dhe kushtet thelbësore për t’a kërkuar atë në gjykatë.

Artikulli i plotë: 
Subscribe to RSS - Çështje Praktike & Administrative

 

 

Partnere e sponsore