Sistemi i tatimeve në Shqipëri – krahasimi me legjislacionin europian dhe të Shteteve Anëtare dhe praktikat më të mira

Më 23 janar 2022 u zhvillua një workshop në kuadër të projektit për Zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019-në vazhdim), zbatuar nga Universiteti i Nju Jorkut Tiranë në bashkëpunim me EMA. Me mbështjen e programit Jean Monnet dhe Erasmus+, ky projekt ka për qëllim krijimin e një qendre ekselence. Pjesë e këtij sesioni ishin përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ky aktivitet u moderua nga Fiona Kuqi, e cila bëri një përmbledhje të projektit dhe objektivave të tij e cila bëri një përmbledhje të projektit dhe objektivave të tij për ekspertët dhe akademikët nga universitetet private dhe publike, si dhe ndau me studentët rezultatet kryesore të fushatës informative. Si eksperte në fushën e taksave, znj. Kuqi prezantoi shkurtimisht sistemin tatimor në Shqipëri duke e krahasuar me legjislacionin e BE-së dhe shteteve anëtare. Gjatë këtij krahasimi u evidentuan praktikat më të mira dhe rastet e suksesshme nga legjislacioni i BE-së në menaxhimin e sistemit tatimor.

 

 

Partnere e sponsore