Analizë mbi Ecurinë e Reformës në Drejtësi

Kjo analizë është një përmbledhje e marrë nga materiali më i gjerë i quajtur “Raport Vlerësimi-Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Kapitulli 23” punuar nga Periand Teta dhe botuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) gjatë vitit 2017. Në këtë punim do të trajtohen dhe do të pasqyrohen vetëm ato çështje, të cilat janë ngushtësisht të lidhura me reformën e sistemit gjyqësor  me fokus të veçantë  krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.  Ky punim bazohet në të dhëna të marra nga në një larmi burimesh, si vlerësime nga ekspertë të fushës; vetëvlerësime nga ana e institucioneve përgjegjëse; faqet zyrtare në internet; intervista; fletore zyrtare; apo projektligje të paraqitura në Kuvend për miratim, apo akte ligjore dhe nënligjore të miratuara gjatë periudhës kohore të analizuar. Në paragrafin II të materialit jepet shkurtimisht historiku i reformës në drejtësi dhe legjislacioni i miratuar deri më tani për zbatimin e saj. Paragrafi III sjell panoramën e institucioneve të reja të krijuara nëpërmjet reformës në drejtësi, ecurinë e krijimit të tyre dhe mangësitë. Paragrafi IV analizon aspektet cilësore të reformës në drejtësi të tilla si paanshmëria, llogaridhënia, profesionalizmi. Në mbyllje, paragrafi V është konceptuar në një formë përmbledhje të çështjeve kryesore, të cilat janë parashtruar përgjatë analizës.

 

Mund të lexoni artikullin e plotë këtu: Periand Teta -  Analizë mbi Ecurinë e Reformës në Drejtësi

 

 

 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore