Strategjitë - Sindroma e Përsëritjes: Pse Strategjia e KLGJ-së rrezikon të kthehet në përsëritje të dështimit të planifikimit, ndërsa rritja e efektivitetit të gjyqësorit është sot emergjencë kombëtare (2026), Av. Dr. Irena Dule

Abstrakti: 

Reforma në drejtësi, krijoi një krizë funksionale të përshkallëzuar nga vakancat masive të shkaktuara nga procesi i vetingut dhe mungesa e një arkitekture tranzicioni. Kjo ka lënë sistemin me mijëra çështje në pritje për gjykim, me një vonesë që arrin deri në 14.6 vjet. Ky artikull vjen si një analizë kritike e Strategjisë Kombëtare të KLGJ për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (2024-2027)”, Gjetjet qendrore të analizës sugjerojnë që, dokumenti mbështetet në projeksione sasiore pa baseline analitike, metodologji të qartë dhe të verifikueshme, të cilat janë jo realiste; ndryshimi i hartës gjyqësore (shkurt 2023) nuk është marrë në analizë, duke lënë të pamatshme pasojat e këtij procesi që përqendroi krizën në apelin e juridiksionit të përgjithshëm; strategjia mbetet e izoluar nga ekspertiza e jashtme dhe kontribute konkrete dhe me vlerë të shoqërisë civile. Artikulli konkludon se pas çdo dështimi lind një strategji e re, më ambicioze e mbushur me projeksione, por pa asnjë reflektim serioz se pse strategjia e mëparshme nuk funksionoi. Kjo është një simptomë e qartë e kulturës institucionale shqiptare, ku plani zëvendëson veprimin dhe ku diagnoza përsëritet pafund pa kaluar kurrë në trajtim. Për avokatët, për qytetarët dhe për sistemin e drejtësisë, ulja e stokut të cështjeve nuk është thjesht një çështje burokratike, është sot një emergjencë.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore