Sfidat dhe Qasjet Ligjore në Luftën kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual Online të të Miturve në Shqipëri (2025), E. Hasmujaj, A. Kuliçi

Co-Authors: 
Albulena Kuliçi
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton sfidat dhe qasjet ligjore në luftën kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual online të të miturve në Shqipëri. Analiza ndërthur standardet ndërkombëtare me kuadrin kombëtar, duke shqyrtuar rolin e instrumenteve kryesore ligjore dhe mënyrën se si ato reflektohen në legjislacionin penal shqiptar për krimet seksuale ndaj të miturve dhe për materialet abuzive online. Punimi mbështetet në gjetje empirike nga studime dhe raporte mbi sigurinë e fëmijëve në internet, për të evidentuar format kryesore të abuzimit online si dhe faktorët që e bëjnë mjedisin dixhital një hapësirë të favorshme për autorët. Vëmendje e veçantë i kushtohet veprimtarisë hetimore, ku rezulton se vështirësitë kryesore lidhen me provën elektronike, gjurmimin e autorëve dhe aksesin në të dhëna të mbajtura nga platforma jashtë vendit. Punimi argumenton se, edhe kur baza ligjore është e pranishme, efektiviteti i mbrojtjes së të miturve varet nga kapacitetet teknike, specializimi institucional dhe mekanizmat e shpejtë të bashkëpunimit me ofrues shërbimesh dhe autoritete të huaja. Në përfundim, paraqiten disa drejtime për përmirësim, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve të ekspertizës digjitale, standardizimin e procedurave për ruajtjen e provave, rritjen e masave parandaluese dhe ndërtimin e mekanizmave të raportimit e mbështetjes që reduktojnë riviktimizimin e fëmijëve në hapësirën online.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore