Politikat kundër Drogave në kuadër të Kapitullit 24 të acquis të BE-së: Ngritja dhe funksionimi i Observatorit Kombëtar të Drogave – Rasti i Shqipërisë (2026), Genard Dylqeshi

Abstrakti: 

Në kuadër të procesit të integrimit europian, politikat kundër drogës trajtohen në mënyrë të integruar në Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili bën pjesë në grupin e parë të kapitujve negociues (“Themelore”) dhe përbën një nga shtyllat kryesore të forcimit të shtetit të së drejtës dhe standardeve demokratike. Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 1, Shqipëria ka marrë përsipër përmbushjen e një sërë piketash të ndërmjetme dhe përmbyllëse, ndër të cilat përfshihet forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e drogës dhe ndërtimi i sistemeve funksionale të monitorimit dhe raportimit. Në mënyrë të veçantë, një nga kërkesat kryesore lidhet me krijimin dhe funksionalizimin e një Sistemi Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm, si dhe të një Observatori Kombëtar të Drogave të pajisur me kapacitete të mjaftueshme institucionale dhe teknike. Paralelisht, kërkohet përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit kombëtar me acquis e Bashkimit Europian në fushën e drogave dhe prekursorëve, me qëllim garantimin e një qasjeje të harmonizuar dhe të krahasueshme me standardet europiane. Përmbushja e këtyre detyrimeve kërkon ndërtimin e një sistemi të integruar, të standardizuar dhe të qëndrueshëm për mbledhjen, analizën dhe raportimin e të dhënave mbi drogat. Në këtë kontekst, ngritja dhe funksionalizimi i plotë i Observatorit Kombëtar të Drogave përbën një komponent kyç institucional, i cili synon të sigurojë informacion të besueshëm, të përditësuar dhe të krahasueshëm në nivel europian. Ky institucion pritet të shërbejë si pika e vetme fokale e Shqipërisë në raport me Agjencinë e Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), duke garantuar koordinimin e të dhënave dhe raportimeve kombëtare. Ky artikull analizon bazën ligjore dhe institucionale të këtyre zhvillimeve, hapat e ndërmarrë për ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave, sfidat dhe prioritetet në funksionalizimin e tij si dhe rëndësinë e tij në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore