Përafrimi me GDPR dhe Sfidat e Zbatimit të Ligjit të Ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri (2026), Haxhire Vezi

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Fusha e mbrojtjes së të dhënave personale ka rëndësi themelore në ditët kur jeta jonë po zhvillohet me ritme të shpejta virtuale. Pagesat, nënshkrimet e kontratave, deklarata, hapja e llogarive të ndryshme dhe shumë të tjera, po ndodhin në kohë reale dhe duke siguruar mbledhjen e një sërë informacionesh dhe të dhënave tona personale. Shteti ynë, për tu përgjigjur ndryshimeve por edhe rrugës së përafrimit të legjislacionit tone me atë të Bashkimit Europian, miratoi Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale1”, i cili hyri në fuqi më 1 shkurt 2025. Referuar Raport (Progresit) të fundit të vitit 2025, BE shprehet se: “Kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale është i përshtatshëm, por kapacitetet e Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ende duhet të përmirësohen. Progres i mirë është arritur me miratimin e Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale në dhjetor 2024, në përputhje të plotë me acquis-in e BE-së. Shqipëria duhet të sigurojë zbatimin efektiv të këtij kuadri, përfshirë forcimin e kapaciteteve administrative dhe buxhetore. Nevojiten gjithashtu masa të mëtejshme për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe për forcimin e kapaciteteve parandaluese të institucioneve publike. ”2 Referuar rekomandimeve të mësipërme, nxirret në pah se, qëllimi kryesor i ligjit të ri, referuar tërësisë është përmirësimi i mbrojtjes së të dhënave personale dhe përafrimi i tij me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Europian3. Ligji i ri ndër të tjera synon të forcojë mbrojtjen efektive të të dhënave përmes rritjes së përgjegjshmërisë së kontrolluesve dhe përpunuesve, të sigurojë një mbikëqyrje funksionale të zbatimit duke forcuar rolin e Komisionerit, si dhe të mundësojë maksimizimin e përpjekjeve të Shqipërisë ofrimin e një niveli të përshtatshëm mbrojtjeje sipas standardeve të BE-së.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore