Një narrativë e re për politikën europiane të migracionit: Rregullat e reja për kthimin, në optikën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, (2025), Elsa Dragoti

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull analizon zhvillimet e fundit në politikën e migracionit të Bashkimit Europian (BE) dhe shqyrton në mënyrë kritike ndikimin e tyre në garantimin e të drejtave themelore të individëve që i nënshtrohen procedurave të kthimit. Fillimisht trajtohet qasja e politikave të reja të BE-së për menaxhimin dhe kthimin e migracionit të parregullt, duke u ndalur në strategjitë dhe instrumentet aktuale. Gjithashtu analizohet roli i institucioneve europiane dhe shteteve anëtare në ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet kontrollit të kufijve dhe respektimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më tej, trajtohen pasojat juridike dhe shoqërore që mund të rrjedhin nga zbatimi i këtyre politikave, duke identifikuar pikat kritike që mund të cenojnë respektimin e të drejtave të njeriut. Në përmbyllje, artikulli sjell disa rekomandime lidhur me harmonizimin e politikave të kthimit me standardet më të mira të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke sugjeruar masa që mund të reduktojnë rrezikun e shkeljeve dhe të rrisin efikasitetin dhe koherencën e politikave migratore të BE-së.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore