Ndihma Juridike Falas në Perspektivën Ligjore Shqiptare (2026), Av. Adelina Hoxha

Abstrakti: 

Artikulli trajton disa drejtime ku duhet të përmirësohet legjislacioni shqiptar që rregullon ofrimin e ndihmës juridike falas, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e pritshme ligjore në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian. E drejta e aksesit efektiv në gjykatë është e lidhur ngushtë me garantimin e ofrimit të ndihmës juridike për personat vulnerabël dhe ata në vështirësi ekonomike, jo vetëm në aspektin formal, por edhe përmes ndërmarrjes së veprimeve konkrete nga ana e shtetit që personat ta gëzojnë në thelb këtë të drejtë, duke përmirësuar efektivitetin e këtij shërbimi dhe aksesin në gjykatë. Mbrojtja efektive e të drejtave të qytetarëve kërkon lehtësimin e procedurave të aplikimit, si dhe përfitimin e ndihmës juridike brenda një afati të arsyeshëm. Punimi analizon kuadrin aktual ligjor në Shqipëri, problematikat e hasura në praktikë, si dhe nevojën për ndryshime ligjore për zgjerimin e kategorive përfituese, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përafrimin me standardet evropiane. Vëmendje merr edhe nevoja për informimin e publikut, dixhitalizimin e procedurave të aplikimit, trajnimin e profesionistëve dhe garantimin e një shpërblimi të drejtë për ofruesit e shërbimit. E drejta për përfitimin e ndihmës juridike nuk duhet të kufizohet në aplikimin e kritereve të rrepta ekonomike, pasi, bazuar edhe në praktikën e Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shumë individë, ndonëse plotësojnë kriteret minimale të të ardhurave sipas legjislacionit në fuqi, nuk janë në gjendje të përballojnë masën e plotë të tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore