Ndihma Juridike Dytësore nën Hijen e Hartës së Re Gjyqësore (2024) - Rina Saliaj, Nosiana Burnazi

Co-Authors: 
Nosiana Burnazi
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Funksionimi i hartës së re gjyqësore paraqet një prej situatave më të debatuara me të cilën është përballur sistemi gjyqësor përgjatë dy viteve të fundit. Ri-organizimi i gjykatave, e më në veçanti i kompetencave të tyre tokësore, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek parimet themelore mbi të cilat mbështetet pushteti gjyqësor. Më konkretisht ky punim trajton parimin e aksesit në drejtësi të kategorive të veçanta të cilat në bazë të ligjit nr. 111//2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, përfitojnë ndihmën juridike dytësore për të përfituar këshillim, mbrojtje e përfaqësim përpara organeve gjyqësore. Përmes analizimit të ndryshimeve konkrete mbi numrin dhe shtrirjen e gjykatave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të studimit të ecurisë së ndihmës juridike dytësore përgjatë vitit të kaluar, do të zbulohet situata aktuale e kuadrit ligjor për të nxitur më tej diskutimet mbi sfidat që zbatimi i këtyre ndryshimeve të reja do të sjellë për kategoritë e veçanta. Pas analizës teorike, analiza ndalet tek problematikat praktike që ekzistojnë dhe ndikimin që harta e re gjyqësore ka në thellimin e tyre. Së fundi, pas analizës dhe studimit të plotë të kornizës ligjore, do të japim rekomandime mbi ndryshimet e nevojshme ligjore që duhen ndërmarrë, në mënyrë që aksesi në sistemin e drejtësisë të jetë i barabartë për të gjithë individët, ashtu si edhe parashikohet nga akti më i lartë i shtetit, Kushtetuta.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore