
Ky artikull shqyrton marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në nëntor 2023 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, e cila synon menaxhimin e migracionit të parregullt drejt Italisë nëpërmjet krijimit të strukturave pritëse në territorin shqiptar, të vendosura nën juridiksionin ekskluziv të shtetit italian. Marrëveshja përfaqëson një qasje inovative në bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet migratore, duke përfshirë një shtet anëtar të Bashkimit Europian dhe një vend kandidat, në përpjekje për të adresuar sfidat komplekse të kontrollit të kufijve dhe të mbrojtjes së migrantëve jashtë hapësirës së BE-së. Artikulli ofron një analizë kritike të aspekteve ligjore, institucionale dhe operacionale të kësaj marrëveshjeje, me fokus të veçantë te çështjet e sovranitetit, të drejtave themelore të njeriut dhe përputhshmëria me të drejtën ndërkombëtare dhe atë të Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, marrëveshja paraqitet si pjesë e prirjeve në rritje për zhvendosjen e procedurave të migracionit dhe azilit jashtë territorit të BE-së (të ashtuquajturat politika të "eksternalizimit").







Facebook Comments