Lufta kundër informalitetit - Nevoja për një strategji ndërsektorale dhe ngritja e strukturave të përshtatshme me fokus informalitetin në tregun e punës (2024) - Evis Fico

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe rritja e integritetit në administratën publike tashmë nuk është vetëm një nga objektivat e Qeverisë Shqiptare, por është përcaktuar si një angazhim që prek raportimet e Shqipërisë përballë ekipeve të Bashkimit Europian si për kapitujt 23-24, ashtu edhe gjatë gjithë procesit screening. Pjesë integrale e këtij angazhimi është veçanërisht lufta ndaj fenomenit të informalitetit, siç është ai në tregun e punës. Padyshim ka vite që flitet e punohet për të, por ende mbetet një mision i vështirë i cili nuk i takon vetëm shtetit, por çdo qytetari. Situata aktuale flet për institucione drejtësie të reformuara të cilat me qëndrimin ndëshkues kanë filluar të japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, kur ekzekutivi ende vijon në frymën e qasjes ndërgjegjësuese e parandaluese. Shteti shqiptar ka ndërmarrë nisma për të luftuar korrupsionin dhe informalitetin, përmes një sërë reformash, si:

• Reforma në Drejtësi;

• Reforma në Sektorin Financiar përmes fiskalizimit dhe fuqizimit të mekanizmave të kontrollit përmes dixhitalizimit;

• Reforma në Administratën Publike përmes rritjes së transparencës dhe integritetit të punonjësve të saj si dhe bashkëpunimit qeveri – biznes.

Të gjitha këto në funksion të një qëllimi, luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit në tregun e punës, duke theksuar qëllimi kryesor është t'i shërbejë qeverisjes së mirë të bizneseve, si dhe reduktimit të metodës korruptuese në disa aspekte në luftën kundër evazionit dhe informalitetit .

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore