Lëvizja e lirë e personave - me fokus lëvizjen e lirë të avokatëve (2026), Ndriçim Halilaj

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Lëvizja e lirë e punëtorëve, e sanksionuar fillimisht nga Traktati i Romës (1957), ka evoluar progresivisht drejt konceptit më të gjerë të lëvizjes së lirë të personave, duke u shndërruar në një nga gurthemelët e integrimit europian. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Mastrihtit (1992), shtetësia e Bashkimit Europian u institucionalizua si status juridik shtesë ndaj shtetësisë kombëtare, duke forcuar të drejtat e qytetarëve për lëvizje dhe qëndrim të lirë brenda territorit të Shteteve Anëtare. Kuadri normativ i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE) garanton eliminimin e çdo diskriminimi të bazuar në shtetësi në fushën e punësimit dhe parashikon një sërë të drejtash për qytetarët e BE-së, duke theksuar parimin e trajtimit të barabartë. Megjithatë, ushtrimi i këtyre të drejtave mbetet subjekt i kufizimeve të parashikuara në Traktate dhe në legjislacionin dytësor, si dhe i interpretimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian (GJED). Jurisprudenca e Gjykatës ka kontribuar ndjeshëm në zgjerimin dhe sqarimin e përmbajtjes së këtyre të drejtave, përfshirë ndalimin jo vetëm të diskriminimit të drejtpërdrejtë, por edhe të formave të fshehta të diskriminimit. Në vijim të këtij trajtimi teorik, punimi fokusohet në një aspekt specifik të lëvizjes së lirë të personave: lëvizjen e lirë të avokatëve. Analiza shqyrton rëndësinë e profesionit të avokatit në kuadër të tregut të brendshëm, pengesat dhe kufizimet në ushtrimin e profesionit në shtete të tjera anëtare, format e diskriminimit, legjislacionin përkatës të BE-së, si dhe praktikat më të rëndësishme të GJED-së në këtë fushë.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore