Mirëfunksionimi i shtetit të së drejtës kërkon që paratë publike të përdoren për të mirën e interesit publik, për zhvillimin ekonomik, social, politik, kulturor të vendit. Ndërmarrja e nismave ligjore ndër vite për rregullimin e funksionimit të aparatit shtetëror, ka pasur në fokus edhe mënyrën e mirëmenaxhimit të buxhetit shtetëror nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Për të minimizuar dhe parandaluar shpërdorimin e parave publike dhe menaxhimin në përputhje me ligjin e taksave, tatimeve dhe burimeve të tjera buxhetore janë parashikuar masa ndëshkuese administrative dhe penale. Ngarkimi me përgjegjësi administrative dhe/ose penale të subjekteve që kryejnë veprime apo mosveprime të kundraligjshme në menaxhimin e buxhetit, ka nxitur nevojën për ndryshimin e vazhdueshëm të normave ligjore, duke i përshtatur me ndryshimet tekonologjike, sociale, ekonomike, politike etj.
Facebook Comments