
Në një shoqëri demokratike, askush nuk duhet të pengohet në ushtrimin e të drejtave të tij, përkundrazi duhet të inkurajohet, veçanërisht kur këto të drejta nuk janë thjesht individuale, por të lidhura me interesat e shoqërisë në tërësi. Ky është edhe synimi i këtij artikulli, të inkurajojë publikun të njohë një koncept pak të hasur në vendin tonë, si dhe të kontribuojë në literaturën juridike shqiptare mbi kuptimin dhe zbatimin e konceptit të efektit frenues, sipas standardit të GjEDNj. Në këtë linjë, artikulli pas prezantimit të terminologjsë, formës si shfaqet efekti frenues dhe subjektet që e ushtrojnë dhe “pësojnë” atë, trajton tendencat më të fundit të GjEDNj, duke u ndalur në vijim edhe në rastet e shfaqjes së efektit frenues në praktikën shqiptare.
Facebook Comments