Vilson Blloshmi është diplomuar në Shkenca Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe zotëron një diplomë Master në Administrim Publik nga Fakulteti i Ekonomisë. Aktualisht ai është Koordinator Projektesh dhe Hulumtues pranë Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), ku fokusohet në çështje të qeverisjes, bashkëpunimit rajonal dhe kërkimit të politikave. Më herët, ai ka punuar pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), si edhe në Ministrinë e Brendshme – Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, duke fituar eksperiencë në fushën e qeverisjes vendore dhe zhvillimit institucional. Interesat e tij kërkimore përfshijnë antikorrupsionin, integritetin, zgjedhjet, qeverisjen në sektorin e energjisë, demokratizimin dhe rolin e qeverisjes vendore në zhvillimin e qëndrueshëm.