
Gledis ka përvojë të konsiderueshme në zbatimin e drejtimin e projekteve të ndryshme mbi integrimin Europian, eksperiencë që e ka reflektuar fillimisht në detyrën e Drejtorit të Programeve dhe më pas të Drejtorit Ekzekutiv të EMA-s. Disa prej iniciativave më të rëndësishme në zbatim janë: Konventa e Integrimit Europian, një platformë bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile; Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave, për përgatitjen e ekspertëve nga sektorë të ndryshëm për negociatat e anëtarësimit në BE; revista EuroSpeak, një dritare informative mbi Bashkimin Europian dhe ecurinë e procesit të integrimit, etj. Gledis është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në 2004. Në 2005 ai ka kryer një praktikë pune në Këshillin e Europës, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike. Ka punuar për disa vite në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2008), në Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit, duke trajtuar fushat e emigracionit, krimit të organizuar, bashkëpunimit gjyqësor, të drejtave të njeriut,dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Më pas në Drejtorinë e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, u angazhua me reformën në sistemin gjyqësor e të drejtat e pronësisë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesëtar i ekipeve të punës për hartimin e dokumenteve të rëndësishëm strategjikë si Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit, Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së, etj., si dhe pjesëtar i grupeve të punës Shqipëri – BE ku raportohej problematika dhe progresi i arritur në fusha të ndryshme. Ai ka publikuar studime dhe raporte në fushën e Integrimit Europian, lëvizjes së lirë të personave, ndihmës së BE-së në zhvillimin rajonal dhe rural, sistemeve zgjedhore dhe parlamentit. Për disa vite ka qenë autori i raportit Vende në Tranzicion të Freedom House për Shqipërinë. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian si dhe i disa bordeve këshillimore të lidhura me kërkimin shkencor dhe shoqërinë civile. Ai flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.
- Albanian Country Analyst, Freedom House, “Nation in Transit 2010, 2011, 2012, 2013 and 2014 Report”.
- Feasibility Study on “Constituency Offices in Albania”, December 2013.
- “Monitoring Report - Albania in the Stabilization and Association Process” OSFA, May 2009, November 2010 and October 2011.
- “Assessment of administrative capacities of the Albanian Institutions in fulfilling the European Commission Questionnaire”. February 2010, UNDP.
- “Manual of European Integration process”, February 2009.
- “Informative Guide for the Local Government on EU Assistance Programs”, January 2009.
- “Towards A Visa Free Regime”, December 2007.
- “A study on accession negotiations institutional set up: In quest of efficiency and multi-actor involvement”, June 2014.
- “Policy Paper: Beyond the candidate status - new approach towards the EU accession”. December 2012.
- “Thessaloniki 2014: In quest of a renewed credibility of the EU Enlargement process” January 2011.
- “Role of the Albanian Parliament in the EU Integration Process”, December 2010.
- “Scenarios of an Application: On the verge of the Opinion of European Commission on Albania's Application for EU Membership” November 2010.
- “A tour on the EC Progress Reports for Albania, The impact on Albania’s application for EU membership”, December 2009.