Kodi i Punës në Shqipëri - krahasim dhe vlerësim me legjislacionin europian

Më 4 dhjetor 2021 u zhvillua një workshop në kuadër të projektit për Zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019-në vazhdim), zbatuar nga Universiteti i Nju Jorkut Tiranë në bashkëpunim me EMA. Me mbështjen e programit Jean Monnet dhe Erasmus+, ky projekt ka për qëllim krijimin e një qendre ekselence. Pjesë e këtij sesioni ishin përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ekspertja Dr. Enkelejda Koka përmblodhi shkurtimisht projektin dhe objektivat e tij për studentët, ekspertët dhe akademikët nga universitetet publike dhe private. Në këtë përmbledhje ajo nënvizoi rezultatet kryesore që projekti ka arritur deri më tani në lidhje me krijimin dhe forcimin e qendrës së ekselencës, si dhe në bashkëpunimin mes akademikëve në fusha të ndryshme. Ajo vazhdoi më tej me prezantimin mbi ligjin e punës dhe zgjidhjen e kontratës së punës në Shqipëri. Gjithashtu, Dr. Koka ofroi një analizë të Kodit Shqiptar të Punës duke e krahasuar me praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së. Gjatë këtij prezantimi u përmendën edhe disa nga zhvillimet positive të ardhura nga procesi i përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë të europian.

 

 

Partnere e sponsore