Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar

Dr. Gentjan Skara, Përgjegjësi i Departamentit i Kolegjit Universitar Bedër ishte i ftuar për të mbajtur një leksion me titull “Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar” me pjesëmarrjen e studentëve, avokatëve, asisten avokatëve dhe ekspertëve të ligjit. Dr. Skara shpjegoi shkurtimisht burimet e së drejtës në Bashkimin Europian dhe me pas leksioni u fokusua në detyrimin e përafrimit të legjislacionit dhe impaktin që e drejta e Bashkimit Europian ka në legjislacionin shqiptar në fazën e para anëtarësimit. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA).

 

 

Partnere e sponsore