Rëndësia e Rregullimit dhe Zbatimit të Transparencës Financiare të Partive Politike në Shqipëri

Co-Authors: 
Mandrit Kamolli
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Partitë politike konsiderohen si guri i themelit të demokracisë,  duke ndihmuar  në garantimin e ekzistencës të një qytetarie të mirë-informuar dhe të angazhuar. Financimi publik dhe privat është thelbësor që partitë politike të mbijetojnë, të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe të kryejnë funksionet e tyre demokratike, si gjatë fushatave zgjedhore ashtu edhe ndërmjet tyre. Megjithatë, përfshirja e parasë në sistemet e partive politike dhe në fushatat zgjedhore sjell gjithashtu rreziqe serioze si korrupsioni dhe ndikimi i padrejtë.[1]Transparenca është jetësore për të zbutur rreziqe të tilla.Financimi i partive politike i referohet rolit të parasë në politikë, fenomen i cili përfshin një gamë të gjerë veprimtarish dhe rolesh[2]Përkatësisht praktikat financiare të partive politike – mbledhjen e fondeve, shpenzimet, raportimin dhe paratë e fushatës[3]. Problemet e financimit të partive politike shpesh ndeshen në dy drejtime: gabime të ligjvënësit dhe gabime të rregullatorit. Ky shkrim do të identifikojë çështjet që lidhen me transparencën financiare të partive politike në Shqipëri dhe do të nxisë diskutime të mëtejshme rreth kësaj teme e cila mbetet ende pak e trajtuar. Për këtë qëllim do të analizojmë zhvillimin e kuadrit rregullator shqiptar në lidhje me financimin e partive politike duke u fokusuar në mangësitë ligjore dhe mospërputhjet midis ligjit dhe praktikës, dhe pastaj do të diskutojmë në përgjithësi ato elemente të cilat janë identifikuar nga ekspertët si sfidat e përbashkëta të legjislacionit mbi financimin e partive politike dhe zbatimin e tij.

 


[1]Së fundmi, Mother Jones, një revistë investiguese e majtë amerikane ka publikuar një hetim të gjatë e të detajuar mbi një firmë misterioze me lidhje ruse, e cila ka punësuar një ndihmues të Trump-it gjatë fushatës së tij Nick Muzinin. Muzini ka punuar në SHBA për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-tës: https://www.motherjones.com/politics/2018/03/how-a-russian-linked-shell-company-hired-an-ex-trump-aide-to-boost-albanias-right-wing-party-in-dc/.

[2]Training In Detection and Training In Detection and Enforcement (TIDE) Political Finance Oversight Handbook,” International Foundation for Electoral Systems (2013) at https://www.ifes.org/sites/default/files/tide_political_finance_oversight_handbook_1.pdf.

[3]Ibid

 

 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore