Abuzimi seksual i fëmijëve, mbrojtja ndërkombëtare dhe sistemi ligjor shqiptar

Co-Authors: 
Holta Ymeri
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton një shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut, abuzimin seksual, të kryer kundër një kategorie të veçantë dhe të pambrojtur të shoqërisë sonë: fëmijët. Artikulli synon të trajtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pasojat e tij, si dhe masat e marra për ta parandaluar atë në nivel ndërkombëtar dhe në rendin juridik shqiptar. Kështu, paragrafi II ofron një përmbledhje të fenomenit, të dhënat e mbledhura dhe ekspertizën e psikologut në lidhje me pasojat e abuzimit seksual. Paragrafët e tjerë japin analizën e detajuar të masave ligjore dhe administrative të marra në nivel ndërkombëtar dhe shqiptar. Konkretisht, paragrafi III trajton dokumentet ndërkombëtare ekzistuese të cilat rregullojnë çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve, ndërsa paragrafi IV ofron një përmbledhje të kornizës ligjore dhe institucionale shqiptare. Konkluzionet dhe rekomandimet e zhvilluara në paragrafin V ofrojnë analizën krahasuese të legjislacionit shqiptar me legjislacionin ndërkombëtar dhe përmbajnë rekomandime të posaçme për ndryshime ligjore. 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore