Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave si mundësia e fundit për të mbrojtur Zonën Shengen

Co-Authors: 
Nirvana Deliu
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull analizon politikën e vizave në zonën Shengen duke u fokusuar në Rregulloren e Këshillit Europian 539/2001 i cili ndan në dy kategori, vendet e treta në rastet kur qytetarët e tyre hyjnë apo kalojnë në zonën Shengen. Kështu vendet listohen, në ato vende shtetasit e të cilëve duhet të jenë në posedim të vizave dhe ato vende, qytetarët e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë. Rregullorja 539/2001 ka pësuar disa ndryshime, duke përfshirë rastet ku janë ndryshuar listat e shteteve duke shtuar apo hequr shtete nga lista, dhe rastet e rregullimeve dhe përditësimeve lidhur me mekanizmat dhe mjetet e tjera të saj. Një element i rëndësishëm i politikës së vizave është që edhe pse për një vend liberalizohen vizat dhe ai shtohet në listën e vendeve që nuk u kërkohet pajisja me vizë, përsëri ka disa situata dhe skenarë që mund të çojnë në rivendosjen e vizave për këtë vend, si p.sh. rritja e numrit të personave që kërkojnë azil dhe të cilëve nuk u pranohet kërkesa apo edhe çështje që lidhen me sigurinë e brendshme të vendeve të Shengenit. Artikulli do të analizojë ndryshimet më të fundit që i janë bërë mekanizmit që përdoret në këto raste i njohur si Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave. 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore