Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi si proces i rendësishëm në riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin (2025), Gentjana Zeneli
Në ditët e sotme, të miturit mund ta gjejnë veten në kontakt me ligjin, si autorë, viktima apo dëshmitarë të veprave penale. Këta të mitur, të cilët përballen me sistemin e drejtesisë, është e rëndësishme që të gëzojnë garancitë procedurale të parashikuara nga ligji, sepse mënyra e trajtimit të tyre në procesin penal, dënimi dhe rehabilitimi, reflekton vlerat e një shteti.