Integrimi i Shqipërisë në BE dhe promovimi i të drejtave të azil-kërkuesve

Më 8 prill 2021 u zhvillua një event online në platformën Meet Google lidhur me projektin për zgjerim të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019-vazhdon) i cili po zbatohet nga Universiteti i New York-ut në Shqiperi në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri mbështetur nga Jean Monnet - Erasmus + programme. Ky projekt ka si qëllim të krijojë një qendër për ekselencën. Në event morën pjesë pjesëmarrës tëndryshëm nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Eventi u drejtua nga Dr. Denard Veshi, i cili fillimisht bëri një prezantim të shkurtër të projektit, rezultateve dhe objektivave qëjanë diskutuar mes përfaqësuesve tëUniversiteteve si: studentë, eksperte, dhe akademike nga insitucionet private dhe publike. Për më tepër, pjesë e prezantimit ishte tema aktuale për Shqipërinëdhe për BE-në – të drejtat e azilkërkuesve dhe legjislacioni europian mbi azilkërkuesit. Gjithashtu u nënvizua edhe fenomeni i ‘’emigrantëve ekonomikë’’ dhe se si kjo ndikon në progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

 

 

Partnere e sponsore