Aktivitet mbi Bashkimin Europian - impakti i së drejtës europiane në sistemin tatimor në Shqipëri

Më 23 shkurt 2021, u zhvillua një sesion online në platformën ZOOM në kuadër të projektit Zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019- në vazhdim) i cili po implementohet nga Universiteti i New York në Tiranë në bashkëpunim me EMA, në kuadër të programit Jean Monnet, Erasmus + me qëllim krijimin e një qendre ekselence. Sesioni mblodhi përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ky sesion u mbajt nga Fiona Kuqi, e cila gjatë fjalës së saj bëri një prezantim të projektit dhe si rezultatet dhe objektivat e projektit po shpërndahen dhe po ndahen me të gjithë të interesuarit, si studentë, ashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të stafit akademik në universitet private dhe publike të vendit. Gjatë aktivitetit gjithashtu u prezantua dhe sistemi tatimor në Shqipëri krahasuar me raste e praktika të Bashkimit Europian. 

Sesionin e plotë e gjeni: https://youtu.be/W0bhu8tAayw 
 

Partnere e sponsore