E drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në Shqipëri

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky shkrim trajton të drejtën e traktateve dhe zhvillimet e saj në Shqipëri dhe përkatësisht në Paragrafin II, shpjegon konceptin e të drejtës së traktateve si degë e së drejtës ndërkombëtare publike që rregullon procesin e hartimit, hyrjes në fuqi, bërjes së detyrueshme, aplikimit, interpretimit, pushimit të fuqisë së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të gjithë elementëve të tjerë që lidhen me statusin e tyre. Aty trajtohet zhvillimi historik i së drejtës së traktateve si një element thelbësor i marrëdhënieve ndërkombëtare midis shteteve si dhe kodifikimi që i është bërë normave që rregullojnë këtë degë të së drejtës. Në Paragrafin III, trajtohet evolucioni i rregullimit ligjor të procesit të lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare në Shqipëri, ndërsa në Paragrafin IV trajtohet procesi i lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare sipas parashikimeve të Ligjit 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Aty shpjegohet se cilët janë autoritetet shtetërore që kanë kompetencën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ku përfshihen Presidenti i Republikës, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, ose personat e autorizuar prej Presidentit apo Kryeministrit. Më tej trajtohen të gjitha fazat e procesit të lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare duke filluar me propozimin dhe vijuar me negocimin, përfshirë parafimin, miratimin në parim nga Këshilli i Ministrave, nënshkrimin, procedurat e hyrjes në fuqi; njoftimet për hyrjen në fuqi ose për shfuqizimin e një marrëveshjeje. Artikulli trajton posaçërisht në paragrafin V fazën e hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare duke u ndalur në rëndësinë e përcaktimi të saktë të këtij momenti nga i cili fillojnë detyrimet e palëve. Në këtë paragraf bëhet dhe një qartësim i dallimeve që ekzistojnë ndërmjet procedurave të ratifikimit, aderimit, pranimit apo miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, aty jepet një informacion mbi procedurat e njoftimeve që realizojnë palët nëpërmjet kanaleve diplomatike për përcaktimin e datës së hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në paragrafin VI mbi publikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare theksohet rëndësia që ka ky proces për garantimin e transparencës mbi lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare si pjesë përbërëse e legjislacionit të brendshëm dhe pasojat juridike që ato krijojnë për institucionet e shtetit shqiptar dhe vetë qytetarët shqiptarë. Një çështje e veçantë që trajtohet në paragrafin VII është marrja përsipër nga Shqipëria vitet e fundit, të rolit të depozituesit të marrëveshjeve ndërkombëtare dëshmi e rritjes së angazhimeve ndërkombëtare të vendit tonë në planin rajonal, europian e më gjerë. Në përfundim të artikullit, në paragrafin VIII jepen disa opinione dhe rekomandime mbi rëndësinë që paraqet e drejta e traktateve dhe nevojën për një kuptim dhe aplikim sa më të mirë të saj nga institucionet shtetërore, juristët, institucionet akademike dhe aktorët e tjerë të shoqërisë shqiptare. 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore