Autorët

Lorenc Gordani

Lorenc Gordani, Shef i Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë në Tirana Business University College (TBU), është një ekspert me përvojë në politikat, kornizat ligjore, çështjet rregullatore dhe infrastrukturën energjetike në Shqipëri. Me studime të avancuara në drejtësi dhe politikat publike, duke përfshirë Laurea Magistrale (Università degli Studi di Torino) dhe PhD në të Drejtën Publike (Università degli Studi di Pavia), si dhe arsimim pasuniversitar në disa qendra europiane (p.sh., European College of Parma, Université de Nantes, Leuphana Universität Lüneburg), karriera e tij përfshin mbi 20 vite lektorim akademik, konsulencë strategjike dhe ndërtim kapacitetesh institucionale. Veprimtaria e tij përqendrohet në zbatimin e kornizave ligjore të BE-së në Shqipëri dhe hartimin e politikave publike, me kontribute të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm, një bibliografi të gjerë, analiza në media dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Entela Hasmujaj

Entela Hasmujaj është Prokurore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, prej datës 27.07.2022. Ajo ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës (2019-2022), profili prokurore. Formimi i saj bazë dhe i avancuar përfshin Bachelor në Drejtësi (2007-2010) dhe Master Shkencor në Drejtësi (2010-2012) në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Për më tepër, ka ndjekur një trajnim fillestar një vjeçar për asistent-avokatët (2014-2015), të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë me mbështetjen e USAID dhe ACLTS, si detyrim ligjor për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit. Përpara fillimit të detyrës si Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ka punuar si sekretare gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër (2013-2019), duke konsoliduar përvojë praktike në procedurat gjyqësore. Që prej dhjetorit 2025 ajo është anëtare themeluese dhe anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë.

Brunilda Haxhiu

Brunilda Haxhiu is a legal scholar with over 22 years of experience in legal analysis, teaching, and the drafting of policy and legislation. Her research focuses on victims’ rights, justice reform, and the interdisciplinary intersection between law and linguistics. She has published extensively and has presented her work at international academic conferences. Currently, she teaches criminology and criminal psychology at the University of New York Tirana.

Ilenia Kaso

Ilenia Kaso është diplomuar në nivelin Master në Studime Politike Rajonale dhe prej disa vitesh është pjesë e administratës shtetërore në fushën e shërbimeve, sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Përveç angazhimeve profesionale, ajo ka qenë gjithmonë një qytetare aktive, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, trajnime, konferenca dhe punë vullnetare, përmes të cilave ka zhvilluar aftësi shtesë në komunikimin publik, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe inovacionin. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht.

 

 

Partnere e sponsore