Përparimi i Shqipërisë në Sundimin e Ligjit, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut – Një krahasim i Instrumenteve të Monitorimit të BE-së dhe Këshillit të Europës

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton progresin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Së dyti, në këtë artikull do të shqyrtohen kriteret e Kopenhagenit që duhet të përmbushen nga vendet kandidate, për sa i përket kërkesave  lidhen me çështje të tilla si gjendja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, përmbushja e të cilave kërkohet nga institucionet e BE-së në mënyrë që shtetet të anëtarësohen në BE. Do të trajtohen gjithashtu problemet lidhur me monitorimin aktual të këtyre kërkesave dhe kontrollin e ushtruar nga BE-ja. Së treti, do të paraqitet një përmbledhje e raportit të fundit të realizuar nga Komisioni Europian, përqendruar tek kriteret që përfshijnë demokracinë, gjyqësorin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në Shqipëri. Së katërti, duke qenë se Shqipëria është gjithashtu pjesë e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe si e tillë është subjekt i monitorimit të jashtëm të ushtruar nga Këshilli i Europës, do të prezantohen konkluzionet e raportit të fundit të Këshillit të Europës në lidhje me çështje konkrete, të tilla si sundimi i ligjit, demokracia dhe mbrojtja e të drejtave themelore në Shqipëri. Së pesti, do të theksohet dallimi mes standardeve dhe elementeve të përdorura nga të dy organizatat ndërkombëtare për të vlerësuar situatën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore. Së fundi do të paraqiten konkluzione dhe rekomandime.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore