Ndihma Juridike Falas në Shqipëri: Zhvillimet e pritshme ligjore dhe përafrimi me standardet europiane (2026), Elona Hoxha

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ndihma juridike falas përbën një nga mekanizmat më të rëndësishëm për garantimin efektiv të aksesit në drejtësi dhe realizimin e parimit të barazisë para ligjit. Në Shqipëri, miratimi i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” shënoi një reformim rrënjësor të sistemit, duke krijuar një model institucional të strukturuar dhe të orientuar drejt kategorive vulnerabël. Megjithatë, përvoja disa vjeçare e zbatimit të këtij ligji ka evidentuar një sërë boshllëqesh ligjore dhe vështirësish praktike, të cilat kërkojnë ndërhyrje të reja normative. Ky artikull analizon zhvillimet e pritshme ligjore gjatë vitit 2026 dhe vlerëson shkallën e përafrimit të sistemit shqiptar me standardet europiane, veçanërisht me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në fokus vendosen propozimet për thjeshtimin e procedurave, zgjerimin e kategorive përfituese, forcimin e rolit institucional të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Analiza arrin në përfundimin se ndryshimet e propozuara përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një sistemi më efektiv, më gjithëpërfshirës dhe më të harmonizuar me acquis e BE dhe standardet europiane të aksesit në drejtësi.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore