Mbrojtja nga dhuna seksuale dixhitale: Korniza ligjore e Bashkimit Europian për imazhet intime pa pëlqim (2026), Joana Qeleshi

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Përhapja e gjerë e teknologjive të komunikimit dixhital ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë e krijimit, shpërndarjes apo kërcënimit për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqimin e subjektit, duke e kthyer këtë fenomen në një formë veçanërisht të dëmshme të dhunës në hapësirën virtuale. Pasojat për viktimat shtrihen përtej dëmit emocional, duke përfshirë stigmatizimin shoqëror, izolimin dhe ndikime afatgjata në jetën profesionale e personale. Objekti i këtij punimi është analiza e qasjeve që Bashkimi Europian ka adoptuar për të adresuar këtë dukuri, me fokus të veçantë në kornizën normative që trajton dhunën seksuale online dhe atë me dimension gjinor. Studimi shqyrton se si institucionet europiane e kanë njohur rrezikun e kësaj forme abuzimi dhe çfarë standardesh kanë vendosur lidhur me përgjegjësinë penale, detyrimet e platformave të internetit dhe mekanizmat për mbrojtjen efektive të viktimave. Punimi përmbyllet me një thirrje për reflektim mbi rëndësinë e një strategjie shumëdimensionale, e cila kombinon elementin ndëshkimor me parandalimin, edukimin dhe promovimin e kulturës së pëlqimit në botën dixhitale.

Fjalë kyç: abuzim, dhunë, online, platforma dixhitale, pëlqim.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore