Legjislacioni Penal mbi Krimin Kibernetik: Harmonizimi me Konventën e Budapestit dhe Acquis e BE (2025) - Irena STAKA

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky punim trajton aspekte të krimit kibernetik në Shqipëri, duke i vendosur në kontekstin e Konventës së Budapestit dhe acquis Communautaire, duke u përqendruar veçanërisht te sfidat dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga autoritetet shqiptare. Në fillim, paraqitet një pasqyrë e kuadrit ligjor aktual në Shqipëri, përfshirë ndryshimet në Kodin Penal dhe në ligje të tjera sektoriale që lidhen me sigurinë kibernetike. Këto ndryshime tregojnë përpjekjet e shtetit shqiptar për të siguruar një rregullim sa më të plotë kundrejt formave të reja të krimit në hapësirën digjitale. Më tej, punimi analizon elementët kyç të Konventës së Budapestit, si përkufizimet standarde të veprave penale kibernetike dhe procedurat hetimore të unifikuara, duke i vënë ato në raport me dispozitat përkatëse në ligjet shqiptare. Trajtohet gjithashtu roli i direktivave të Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë nga vendet kandidate një përafrim edhe më të thellë të politikave penale me praktikën e BE-së. Në këtë kuadër, theksohet rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, si dhe roli i bashkëpunimit ndërkombëtar për hetimin e rasteve transnacionale. Në pjesën e fundit, punimi fokusohet në sfidat praktike që ndeshen në zbatimin e standardeve të reja dhe përmbyllet me disa propozime për forcimin e kuadrit ligjor, përmirësimin e bashkëpunimit institucional dhe ngritjen e vetëdijes publike, me qëllim ruajtjen e një mjedisi kibernetik të sigurt dhe efektiv për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore