Revista Juridike

Ndihma Juridike Falas në Perspektivën Ligjore Shqiptare (2026), Av. Adelina Hoxha

Abstract: 

Artikulli trajton disa drejtime ku duhet të përmirësohet legjislacioni shqiptar që rregullon ofrimin e ndihmës juridike falas, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e pritshme ligjore në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian.

Full Article: 

Mbrojtja nga dhuna seksuale dixhitale: Korniza ligjore e Bashkimit Europian për imazhet intime pa pëlqim (2026), Joana Qeleshi

Newsletter category: 
Abstract: 

Përhapja e gjerë e teknologjive të komunikimit dixhital ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë e krijimit, shpërndarjes apo kërcënimit për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqimin e subjektit, duke e kthyer këtë fenomen në një formë veçanërisht të dëmshme të dhunës në hapësirën virtuale.

Full Article: 

Dixhitalizimi i proceseve gjyqësore dhe menaxhimit të të dhënave: ndikimi në rritjen e aksesit në drejtësi (2026), Bora Totolaku

Newsletter category: 
Abstract: 

Në kuadër të shtetit të së drejtës, nëse i referohemi pushtetit gjyqësor, mund të themi se aksesi në drejtësi përbën një nga garancitë më themelore të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit.

Full Article: 

Ndihma Juridike Falas në Shqipëri: Zhvillimet e pritshme ligjore dhe përafrimi me standardet europiane (2026), Elona Hoxha

Newsletter category: 
Abstract: 

Ndihma juridike falas përbën një nga mekanizmat më të rëndësishëm për garantimin efektiv të aksesit në drejtësi dhe realizimin e parimit të barazisë para ligjit. Në Shqipëri, miratimi i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” shënoi një reformim rrënjësor të sistemit, duke krijuar një model institucional të strukturuar dhe të orientuar drejt kategorive vulnerabël.

Full Article: 

Politikat kundër Drogave në kuadër të Kapitullit 24 të acquis të BE-së: Ngritja dhe funksionimi i Observatorit Kombëtar të Drogave – Rasti i Shqipërisë (2026), Genard Dylqeshi

Abstract: 

Në kuadër të procesit të integrimit europian, politikat kundër drogës trajtohen në mënyrë të integruar në Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili bën pjesë në grupin e parë të kapitujve negociues (“Themelore”) dhe përbën një nga shtyllat kryesore të forcimit të shtetit të së drejtës dhe standardeve demokratike.

Full Article: 

Plani i Veprimit i Shengenit dhe krijimi i mekanizmit kombëtar të koordinimit dhe bashkëpunimit për Shengenin: Sfidat institucionale të Shqipërisë në rrugën drejt hapësirës së përbashkët europiane (2026), Sokrati Goro

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull shqyrton përgjigjen institucionale të Shqipërisë ndaj kërkesave të acquis-it të Shengenit, e formalizuar në Planin e Veprimit të Shengenit 2026–2030 dhe në strukturën e Koordinatorit Kombëtar të Shengenit, e cila i besohet Ministrisë së Punëve te Brendshme e mbështetur nga një Strukturë Drejtuese.

Full Article: 

Bashkimi Europian dhe Mbrojtja e Viktimave të Krimit (2026), Arnisa Serani

Newsletter category: 
Abstract: 

Mbrojtja e viktimave të krimit është një nga testet më konkrete të funksionimit të shtetit të së drejtës jo vetëm sepse mat se sa shpejt dhe sa drejt reagon sistemi penal ndaj një ngjarjeje të paligjshme, por sepse tregon se sa seriozisht trajtohet dinjiteti njerëzor, integriteti fizik e psikologjik, si dhe e drejta për t’u dëgjuar dhe për t’u trajtuar me respekt.

Full Article: 

Ligji i ri për kanabisin — Oportunitetet, Risqet dhe Reflektimet nga Praktikat Europiane (2026), Vilson Blloshmi

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky punim analizon zhvillimet ligjore, institucionale dhe diskursin që lidhet me legalizimin dhe rregullimin e kanabisit industrial dhe kanabisit mjekësor në Shqipëri, në kuadr të reformave të sundimit të ligjit dhe përafrimit me acquis e BE-së (Kapitulli 24). Metodologjikisht, studimi mbështetet në dy intervista të thelluara me ekspertë të fushës.

Full Article: 

Përafrimi me GDPR dhe Sfidat e Zbatimit të Ligjit të Ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri (2026), Haxhire Vezi

Newsletter category: 
Abstract: 

Fusha e mbrojtjes së të dhënave personale ka rëndësi themelore në ditët kur jeta jonë po zhvillohet me ritme të shpejta virtuale. Pagesat, nënshkrimet e kontratave, deklarata, hapja e llogarive të ndryshme dhe shumë të tjera, po ndodhin në kohë reale dhe duke siguruar mbledhjen e një sërë informacionesh dhe të dhënave tona personale.

Full Article: 

Marrëveshja Itali-Shqipëri: Një paradigmë e re në menaxhimin e migracionit dhe sfidat në garantimin e të drejtave të njeriut (2026), Renis Meta

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull shqyrton marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në nëntor 2023 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, e cila synon menaxhimin e migracionit të parregullt drejt Italisë nëpërmjet krijimit të strukturave pritëse në territorin shqiptar, të vendosura nën juridiksionin ekskluziv të shtetit italian.

Full Article: 

Lëvizja e lirë e personave - me fokus lëvizjen e lirë të avokatëve (2026), Ndriçim Halilaj

Newsletter category: 
Abstract: 

Lëvizja e lirë e punëtorëve, e sanksionuar fillimisht nga Traktati i Romës (1957), ka evoluar progresivisht drejt konceptit më të gjerë të lëvizjes së lirë të personave, duke u shndërruar në një nga gurthemelët e integrimit europian.

Full Article: 

Strategjitë - Sindroma e Përsëritjes: Pse Strategjia e KLGJ-së rrezikon të kthehet në përsëritje të dështimit të planifikimit, ndërsa rritja e efektivitetit të gjyqësorit është sot emergjencë kombëtare (2026), Av. Dr. Irena Dule

Abstract: 

Reforma në drejtësi, krijoi një krizë funksionale të përshkallëzuar nga vakancat masive të shkaktuara nga procesi i vetingut dhe mungesa e një arkitekture tranzicioni. Kjo ka lënë sistemin me mijëra çështje në pritje për gjykim, me një vonesë që arrin deri në 14.6 vjet.

Full Article: 

E drejta për t’u harruar në kuadrin ligjor shqiptar: Një garanci për mbrojtjen e dinjitetit dhe statusi i saj si e drejtë themelore (2025), Phd. Can. Ina Shënplaku

Newsletter category: 
Abstract: 

Në një epokë ku teknologjia dhe rrjetet dixhitale kanë revolucionarizuar mënyrën se si ruhet, shpërndahet dhe menaxhohet informacioni, mbrojtja e të dhënave personale është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, "e drejta për t’u harruar" shfaqet si një mekanizëm kyç për të garantuar ruajtjen e dinjitetit dhe të autonomisë së individit.

Full Article: 

Sfidat dhe Qasjet Ligjore në Luftën kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual Online të të Miturve në Shqipëri (2025), E. Hasmujaj, A. Kuliçi

Co-Authors: 
Albulena Kuliçi
Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull trajton sfidat dhe qasjet ligjore në luftën kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual online të të miturve në Shqipëri. Analiza ndërthur standardet ndërkombëtare me kuadrin kombëtar, duke shqyrtuar rolin e instrumenteve kryesore ligjore dhe mënyrën se si ato reflektohen në legjislacionin penal shqiptar për krimet seksuale ndaj të miturve dhe për materialet abuzive online.

Full Article: 

Provat e krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale: Sfidat e Drejtësisë Penale në Epokën Dixhitale (2025), Av. MSc. I. Shehaj, Av. Msc. M. Kullaj

Co-Authors: 
Maend Kullaj
Abstract: 

Zhvillimet e teknologjisë vitet e fundit, në veçanti përparimi i inteligjencës artificiale (IA), kanë qenë edhe në vëmendjen e sistemit të drejtësisë penale, ku në disa raste IA i ka shërbyer si akuzës ashtu edhe mbrojtjes. Nga praktika rezulton se IA po përdoret në çështje penale për të krijuar ose mbështetur prova biologjike, elektronike, zanore dhe pamore, por edhe për të verifikuar vërtetësinë e provës.

Full Article: 

Një narrativë e re për politikën europiane të migracionit: Rregullat e reja për kthimin, në optikën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, (2025), Elsa Dragoti

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull analizon zhvillimet e fundit në politikën e migracionit të Bashkimit Europian (BE) dhe shqyrton në mënyrë kritike ndikimin e tyre në garantimin e të drejtave themelore të individëve që i nënshtrohen procedurave të kthimit. Fillimisht trajtohet qasja e politikave të reja të BE-së për menaxhimin dhe kthimin e migracionit të parregullt, duke u ndalur në strategjitë dhe instrumentet aktuale.

Full Article: 

Masat e sigurimit në procesin penal: Proporcionaliteti dhe standardet europiane për kufizimin e lirisë (2025), Av. Dorian Matlija

Newsletter category: 
Abstract: 

Masat e sigurimit personal në procesin penal, e veçanërisht masa më e rëndë “arresti në burg”, përfaqësojnë ndërhyrje të rëndësishme në të drejtën themelore për liri dhe siguri personale. Ato janë të justifikueshme vetëm në kushte të mirëpërcaktuara nga ligji, me qëllim garantimin e zhvillimit të drejtë të procesit penal dhe parandalimin e rreziqeve reale që mund të cenojnë hetimin, gjykimin apo rendin publik.

Full Article: 

Paraburgimi si normë: Ndikimi i kulturës gjyqësore në caktimin e masave të sigurimit (2025), Prof. Asoc. Adrian LEKA, PhD, Brunilda Haxhiu

Co-Authors: 
Brunilda Haxhiu
Newsletter category: 
Abstract: 

Gjatë muajve të fundit, disa hetime penale me profil të lartë e kanë zhvendosur pjesërisht fokusin e debatit publik mbi reformën në drejtësi nga legjitimiteti i saj politik tek prirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mbajtur në paraburgim personat nën hetim.

Full Article: 

Konfidencialiteti financiar dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave financiare në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian (2025), Ana Duraku

Abstract: 

Në kontekstin e digjitalizimit të shpejtë të administratës publike dhe shërbimeve financiare, mbrojtja e të dhënave personale financiare përbën një sfidë të rëndësishme për shtetet kandidate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky punim shqyrton të drejtën për konfidencialitet financiar si pjesë e të drejtave themelore, me fokus të veçantë te Kapitulli 23 i acquis communautaire.

Full Article: 

Legjislacioni Penal mbi Krimin Kibernetik: Harmonizimi me Konventën e Budapestit dhe Acquis e BE (2025) - Irena STAKA

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky punim trajton aspekte të krimit kibernetik në Shqipëri, duke i vendosur në kontekstin e Konventës së Budapestit dhe acquis Communautaire, duke u përqendruar veçanërisht te sfidat dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga autoritetet shqiptare. Në fillim, paraqitet një pasqyrë e kuadrit ligjor aktual në Shqipëri, përfshirë ndryshimet në Kodin Penal dhe në ligje të tjera sektoriale që lidhen me sigurinë kibernetike.

Full Article: 

Disproporcionaliteti në caktimin e masave të sigurimit personal në gjykatat shqiptare: Përdorimi i shpeshtë i paraburgimit për vepra me rrezikshmëri të ulët – Rast studimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë (2025) - MSc. Armand Braho, PhD Cand.

Newsletter category: 
Abstract: 

Masat e sigurimit personal “arrest me burg” për vepra të ndryshme penale kanë mbushur burgjet në Shqipëri, ku aktualisht, vetëm për muajin shkurt 2025, numërohen 2 760 persona të paraburgosur në të gjithë vendin.

Full Article: 

Parandalimi i korrupsionit në gjyqësor nëpërmjet rritjes së integritetit: Rasti i Reformës në Drejtësi në Shqipëri (2025) - Prof. Assoc. Dr. Bojana Hajdini, Dr. Heliona Miço Bellani

Co-Authors: 
Heliona Miço Bellani
Newsletter category: 
Abstract: 

Një ndër qëllimet primare të reformimit të thellë që iu bë së fundmi sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ishte parandalimi dhe luftimi i fenomenit të korrupsionit të pushtetit gjyqësor. Në funksion të këtij qëllimi, reforma u fokusua në dy drejtime kryesore. Së pari, u synua pastrimi i sistemit gjyqësor nga elementët e korruptuar, nëpërmjet aplikimit të procesit të vetingut ndaj të gjithë magjistratëve në detyrë.

Full Article: 

Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi si proces i rendësishëm në riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin (2025), Gentjana Zeneli

Newsletter category: 
Abstract: 

Në ditët e sotme, të miturit mund ta gjejnë veten në kontakt me ligjin, si autorë, viktima apo dëshmitarë të veprave penale. Këta të mitur, të cilët përballen me sistemin e drejtesisë, është e rëndësishme që të gëzojnë garancitë procedurale të parashikuara nga ligji, sepse mënyra e trajtimit të tyre në procesin penal, dënimi dhe rehabilitimi, reflekton vlerat e një shteti.

Full Article: 

Rregullimi i institutit të ekstradimit në legjislacionit shqiptar dhe ndikimi i tij në luftën kundër kriminalitetit (2025), Msc. Evanthi Suli

Abstract: 

Në kuadër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave vetjake, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 39 të saj ka sanksionuar se asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit dhe ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqësor.

Full Article: 

Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Sektorin e Energjisë në kuadër të Integrimit në BE të Shqipërisë (2025), Dr. Lorenc Gordani

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky studim shqyrton nevojën kritike për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin energjetik të Shqipërisë për të lehtësuar integrimin e saj në Bashkimin Europian (BE). Në të është sjellë një rishikim gjithëpërfshirës i sfidave aktuale, duke përfshirë korrupsionin, joefikasitetin rregullator dhe rolin e teknologjisë dhe partneriteteve publike-private në promovimin e transparencës.

Full Article: 

Votimi jashtë vendit dhe sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 (2025), L.M. Reald Keta

Newsletter category: 
Abstract: 

Vota e shtetasve me qëndrim apo vendbanim jashtë vendit është një nga ato çështje zgjedhore që mbart universalisht polemika. Diskutimi qëndron qoftë në aspektin parimor, si edhe në atë të adresimit të çështjeve procedurale. Lejimi dhe mundësimi i votës së këtyre shtetasve sipas legjislacioneve të ndryshme mbart rregullime të çështjes në varësi të konteksteve respektive.

Full Article: 

Efektiviteti i aplikimit të veprave penale të abuzimit me buxhetin e shtetit në raport me dëmin që shkaktohet (2024) - Arbesa Kurti

Abstract: 

Mirëfunksionimi i shtetit të së drejtës kërkon që paratë publike të përdoren për të mirën e interesit publik, për zhvillimin ekonomik, social, politik, kulturor të vendit. Ndërmarrja e nismave ligjore ndër vite për rregullimin e funksionimit të aparatit shtetëror, ka pasur në fokus edhe mënyrën e mirëmenaxhimit të buxhetit shtetëror nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Full Article: 

Analizë e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me fokus Luftën kundër Krimit Kibernetik (2024) – Gentiana Bektashi

Newsletter category: 
Abstract: 

Vendimi i shumëpritur për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian, në korrik të vitit 2022, bashkë më sinjalin se perspektiva europiane tashmë është e qartë, përforcoi detyrimin se për të arritur anëtarësimin, vendi duhet të plotësojë kriteret më të rëndësishme, ku konsolidmi i progresit në fushën e sundimit të ligjit, mbetet një nga fushat më të rëndësishme.

Full Article: 

Lufta kundër informalitetit - Nevoja për një strategji ndërsektorale dhe ngritja e strukturave të përshtatshme me fokus informalitetin në tregun e punës (2024) - Evis Fico

Newsletter category: 
Abstract: 

Lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe rritja e integritetit në administratën publike tashmë nuk është vetëm një nga objektivat e Qeverisë Shqiptare, por është përcaktuar si një angazhim që prek raportimet e Shqipërisë përballë ekipeve të Bashkimit Europian si për kapitujt 23-24, ashtu edhe gjatë gjithë procesit screening.

Full Article: 

Ndihma Juridike Dytësore nën Hijen e Hartës së Re Gjyqësore (2024) - Rina Saliaj, Nosiana Burnazi

Co-Authors: 
Nosiana Burnazi
Newsletter category: 
Abstract: 

Funksionimi i hartës së re gjyqësore paraqet një prej situatave më të debatuara me të cilën është përballur sistemi gjyqësor përgjatë dy viteve të fundit. Ri-organizimi i gjykatave, e më në veçanti i kompetencave të tyre tokësore, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek parimet themelore mbi të cilat mbështetet pushteti gjyqësor.

Full Article: 

Aspekte të krijimit dhe të veprimtarisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe roli i Republikës së Shqipërisë (2023) - Kejsi Ziu

Newsletter category: 
Abstract: 

Themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2015, është pasqyruar si përpjekja më e fundit në vazhdën e gjykimeve, por duke përfshirë një grup specifik të krimeve të pretenduara të luftës akuzuar se janë kryer nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të dhunshëm në vend.

Full Article: 

Aspekte të veprës penale të kontrabandës

Abstract: 

Ky shkrim ka si qëllim të analizojnë veprat penale në fushën e doganave dhe elementet e veçantë që secila figurë mbart. Krimet në fushën e  doganave po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë ​​nëpër gjykatat kombëtare dhe evropiane. Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato janë gjithnjë në zhvillim dhe legjislatori duhet të përpiqet të ruajë ritmin e kohës dinamike që po jetojmë.

Full Article: 

Pakti për Universitetin dhe Ligji për Arsimin e Lartë

Newsletter category: 
Abstract: 

Për shkak të protestave të studentëve është hapur një debat i gjerë publik në lidhje me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Si rrjedhojë e këtyre protestave qeveria shqiptare miratoi “Paktin për Universitetin” të përbërë nga disa akte nën-ligjore.

Full Article: 

Vala" e Ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE: Rasti i Shqipërisë

Newsletter category: 
Abstract: 

Pjesa më e madhe e dy viteve të fundit kanë kontribuar dukshëm në rikthimin e "pyetjes Ballkanike" në krye të rendit të ditës të axhendës Europiane. Rruga drejt konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) – përfshirë këtu Shqipërinë – me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) është ngarkuar vazhdimisht me vështirësi të shumta.

Full Article: 

Bashkimi ndërkufitar i Shoqërive Tregtare

Abstract: 

Shoqëritë tregtare në Shqipëri luajnë një rol të rëndësishëm, por burimet tona duke qenë se janë të konsiderueshme  mund të luajnë rol dhe në tregun europian . Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian Shqipëria ka miratuar ligjin për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me qëllim që të përcaktojë hapat dhe procedurat e bashkimit të shoqërive tregtare shqiptare me ato europiane.

Full Article: 

Rëndësia e Rregullimit dhe Zbatimit të Transparencës Financiare të Partive Politike në Shqipëri

Co-Authors: 
Mandrit Kamolli
Newsletter category: 
Abstract: 

Partitë politike konsiderohen si guri i themelit të demokracisë,  duke ndihmuar  në garantimin e ekzistencës të një qytetarie të mirë-informuar dhe të angazhuar. Financimi publik dhe privat është thelbësor që partitë politike të mbijetojnë, të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe të kryejnë funksionet e tyre demokratike, si gjatë fushatave zgjedhore ashtu edhe ndërmjet tyre.

Full Article: 

Roli Normativ i Bashkimit Europian në Shpërbërjen e ish-Jugosllavisë

Newsletter category: 
Abstract: 

Komuniteti/Bashkimi Europian ishte një faktor i rëndësishëm në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, megjithëse ky pohim ka shkaktuar shumë kritika dhe debate. Ky shkrim përpiqet të rivlerësojë këtë rol sipas pikëpamjes aktuale, pas pothuajse një çerek shekulli që nga nisja e konfliktit.

Full Article: 

Parimi i Mos-diskriminimit për arsye gjinore në vendin e punës – Vlerësimi i Legjislacionit Shqiptar nëpërmjet Standardeve të BE-së

Newsletter category: 
Abstract: 

Kjo është një analizë që synon të shqyrtojë shkallën në të cilën legjislacioni shqiptar është në përputhje me acquis e BE-së, në lidhje me të drejtat e grave në punë, me fokus të veçantë mos-diskriminimin për arsye gjinore.

Full Article: 

Kompensimi Civil i Veprave Penale në Shqipëri

Abstract: 

Kur shkaktohet dëm, lindin detyrime dhe përgjegjësi ligjore. Ky është një parim shumë i rëndësishëm i legjislacionit civil që shoqëron veprat penale. Kryerja e veprave penale shkel ligjin, por në të njëjtën kohë, cënon dhe dëmton drejtpërsëdrejti viktimat, të cilat kanë të drejtën e kompensimit civil.

Full Article: 

Veprimtaria financiare e partive politike dhe subjekteve zgjedhore, sipas legjislacionit shqiptar

Newsletter category: 
Abstract: 

Artikulli ka për qëllim të qenurit një hyrje në gjendjen e kuadrit ligjor dhe të zbatueshmërisë së ligjit përsa i përket veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore në Shqipëri. Për këtë arsye, i ndarë në 8 paragrafe, artikulli përpiqet të informojë mbi mekanizmat e rregullimit të veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.

Full Article: 

Rasti i Facebook-ut dhe zhvillimet e fundit të legjislacionit Europian mbi shkeljet e procedurave të bashkimit/përqendrimit të shoqërive

Newsletter category: 
Abstract: 

Më 18 Maj 2017 Komisioni Europian shqyrtoi rastin e Facebook-ut (FB) në kuadër të shkeljes së rregullave procedurale të bashkimit të shoqërive të përcaktuara nga Rregullorja Europiane e Bashkimit të Shoqërive (ECMR) në lidhje me dhënien e informacioneve të pasakta ose mashtruese.

Full Article: 

Efekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe nevoja për ndryshime ligjore

Abstract: 

Pronësia si një e drejtë themelore e njeriut ka hasur këto njëzet e pesë vite të sistemit të ekonomisë së tregut mjaft vështirësi në mirëadministrimin e saj. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe si pasojë e mosnjohjes së thellë të ligjit nga shumica e shtetasve dhe nga mungesa e një kulture për t’u konsultuar me avokatë apo profesionistët e së drejtës në përgjithësi.

Full Article: 

E drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në Shqipëri

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky shkrim trajton të drejtën e traktateve dhe zhvillimet e saj në Shqipëri dhe përkatësisht në Paragrafin II, shpjegon konceptin e të drejtës së traktateve si degë e së drejtës ndërkombëtare publike që rregullon procesin e hartimit, hyrjes në fuqi, bërjes së detyrueshme, aplikimit, interpretimit, pushimit të fuqisë së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të gjithë elementëve të tjerë që lidhen me statusin e tyre.

Full Article: 

“Efekti frenues”, drejt një standardi shtesë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes

Newsletter category: 
Abstract: 

Në një shoqëri demokratike, askush nuk duhet të pengohet në ushtrimin e të drejtave të tij, përkundrazi duhet të inkurajohet, veçanërisht kur këto të drejta nuk janë thjesht individuale, por të lidhura me interesat e shoqërisë në tërësi.

Full Article: 

Kompetenca lëndore e gjykatave për vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës

Abstract: 

Ky artikull sjell në vëmendje të lexuesve një aspekt specifik të legjislacionit shqiptar në fuqi në fushën e të drejtës së pronësisë.Konkretisht, në këtë artikull është trajtuar roli që luan Agjencia e Trajtimit të Pronës, si organi publik kompetent për trajtimin dhe rregullimin e çështjes së pronave, ndryshimet që ka pësuar ligji për pronën nga viti 1993 e deri më sot, ku theksi i vihet ligjit aktual nr.

Full Article: 

Abuzimi seksual i fëmijëve, mbrojtja ndërkombëtare dhe sistemi ligjor shqiptar

Co-Authors: 
Holta Ymeri
Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull trajton një shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut, abuzimin seksual, të kryer kundër një kategorie të veçantë dhe të pambrojtur të shoqërisë sonë: fëmijët. Artikulli synon të trajtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pasojat e tij, si dhe masat e marra për ta parandaluar atë në nivel ndërkombëtar dhe në rendin juridik shqiptar.

Full Article: 

Kriza e Parlamentarizmit dhe disa reflektime mbi Kushtetuetshmërinë e Ligjit Zgjedhor Shqiptar

Newsletter category: 
Abstract: 

Shteti i së drejtës lidhet ngushtë me efektivitetin që ka e ashtuquajtura ndarje e pushteteve. Në funksion të ndarjes së pushteteve është parë e nevojshme, ashtu siç sugjerojnë shumë zëra, një reformë e gjerë institucionale, e cila duhet të fillojë që nga ndryshimi i Kushtetutës.

Full Article: 

E ardhmja e politikave monetare europiane

Newsletter category: 
Abstract: 

Europa e Bashkuar filloi një epokë të re me traktatin e Mastrihtit, pasi ky i fundit shënon triumfin e një sërë arritjesh si në lëmin ekonomik dhe atë politik. Krijimi i tregut monetar  dhe përgatitja për hedhjen në qarkullim të monedhës së përbashkët shënoi kulmin e integrimit ekonomik dhe përsosjen e tregut të vetëm.

Full Article: 

Përparimi i Shqipërisë në Sundimin e Ligjit, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut – Një krahasim i Instrumenteve të Monitorimit të BE-së dhe Këshillit të Europës

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull trajton progresin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Së dyti, në këtë artikull do të shqyrtohen kriteret e Kopenhagenit që duhet të përmbushen nga vendet kandidate, për sa i përket kërkesave  lidhen me çështje të tilla si gjendja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, përmbushja e të cilave kërkohet nga institucionet e BE-së në mënyrë që shtetet të anëtarësohen në BE.

Full Article: 

Mbi disa aspekte të Mirëqeverisjes dhe Rëndësisë së Angazhimit Qytetar

Abstract: 

Ky artikull trajton konceptin e mirëqeverisjes dhe të aspekteve kryesore të saj mes të cilave angazhimin qytetar dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Paragrafi II i këtij artikulli shpjegon konceptin e mirëqeverisjes, zhvillimin e këtij koncepti dhe elementet kryesore të tij.

Full Article: 

Përdorimi i Pronësisë Industriale si Instrument Financimi

Abstract: 

Ky artikull trajton të drejtën e përdorimit të pronësisë industriale, e cila përfaqëson një aset të vlefshëm për shoqëritë si burim i aksesit në financim. Në paragrafin e parë jepet një shpjegim i shkurtër i të drejtës së pronësisë industriale, të njohur nga legjislacioni shqiptar dhe të mekanizmit për të përfituar financim nga kjo e drejtë mbi pasuri të paprekshme.

Full Article: 

Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri

Newsletter category: 
Abstract: 

Mbrojtja e konsumatorit në Shqipëri është një koncept relativisht i ri. Shoqata e parë për mbrojtjen e konsumatorit u themelua që në 15 Mars 1990, në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së konsumatorit, në një periudhë që përkonte me fillimin e ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, por përpara se të institucionalizoheshin politikat e mbrojtjes së konsumatorit.

Full Article: 

E drejta e ankimit kundër vendimit që refuzon kërkesën për masën e sigurimit të padisë

Abstract: 

Ky artikull trajton të drejtën e ankimit kundër vendimit që refuzon masën e sigurimit të padisë në procesin civil. Në paragrafin e parë përshkruhet kuptimi i masës së sigurimit të padisë dhe kushtet thelbësore për t’a kërkuar atë në gjykatë.

Full Article: 

E drejta e Aksesit në Arsimin e Lartë në Shqipëri

Newsletter category: 
Abstract: 

E drejta e aksesit në arsimin e lartë është një temë e nxehtë e diskutuar në të gjithë botën, e cila përfshin një sërë çështjesh të sferës ligjore, politike dhe të të drejtave të njeriut.Ky shkrim do të trajtojë të drejtën e aksesit në arsimin e lartë në Shqipëri, me anë të analizës së reformës në arsim dhe impaktit që ajo ka pasur në aksesin në arsimin e lartë, sipas këndvështrimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Full Article: 

Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave si mundësia e fundit për të mbrojtur Zonën Shengen

Co-Authors: 
Nirvana Deliu
Newsletter category: 
Abstract: 

Ky artikull analizon politikën e vizave në zonën Shengen duke u fokusuar në Rregulloren e Këshillit Europian 539/2001 i cili ndan në dy kategori, vendet e treta në rastet kur qytetarët e tyre hyjnë apo kalojnë në zonën Shengen. Kështu vendet listohen, në ato vende shtetasit e të cilëve duhet të jenë në posedim të vizave dhe ato vende, qytetarët e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë.

Full Article: 

Zhvillimi i legjislacionit dhe politikave te importit te mbetjeve te parrezikshme në Shqipëri

Newsletter category: 
Abstract: 

Ky shkrim  trajton një temë e cila është debatuar shumë në arenën shqiptare në vitet e fundit: atë të importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kohët e fundit ajo u rikthye në vëmendjen e opinionit publik për shkak të ndryshimeve të mëtejshme ligjore dhe ngriti të njëjtën frikë të vjetër shqiptare në lidhje me çështjen e importit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Full Article: 
Subscribe to Revista Juridike

 

 

Partners & sponsors